Zbulohet lidhja/ Rama i dha tenderin 140 mln € të tunelit të Llogarasë njeriut të Erdogan

Diel, 10 Prill 2022 18:35

 

Tenderi për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, me vlerë 140 milionë euro, i është dhënë një kompanie turke, me lidhje të forta me presidentin Rexhep Taip Erdogan.

Ministria e Infrastrukturës njoftoi zyrtarisht në tetor 2021, te fitues i zbatimit të projektit që lidh Vlorën me Palasën ishte shpallur bashkimi i konsorciumit turk:

– INTEKAR YAPI TURIZM ELEKTRIK INSAAT SANAYI VE TICARET LIMITED NIPT 4780437420 (regjistri i biznesit ne Stamboll)

 

– SIRKETI ASL INSAAT TAAHHUT VE SANAYI TICARET LIMITED SIRKETI me NIPT 0860072787.
Marrëveshja mes konsorciumit turk dhe ministrisë së Instrukturës së Shqipërisë u nënshkrua në 8 nëntor 2021.

Në websiten e Drejtorisë së Thesarit janë publikuar të dhënat lidhur me ekzekutimin financiar të kontratës prej 140 mln euro.

Kompania ASL Construction është në pronësi të Abdulkadir Kart, ish-deputet i AKP-së në Rize, krahu i djathtë dhe njëherazi fqinj i Erdogan.

Dukshëm, ndikimi i kësaj kompanie është shtrirë edhe në Shqipëri, falë lidhjeve miqësore të Edi Ramës me presidentin turk, Erdogan.

Kompania në fjalë ka qenë në qendër të akuzave në Turqi, për favorizim në tendera, ku i janë dhënë 4.7 miliardë lira turke nga fondet publike, vetëm në 10 projekte zhvillimi.

4 prej projekteve që i janë dhënë ASL i përkasin bashkisë së Stambollit kur drejtohej nga partia e Erdogan, AKP. Kostoja e katër tenderave të përfituara nga Abdulkadir Kart arrin në mbi 2 miliardë e 400 milionë lira turke.
Milionat e përfituara nga fondet publike
2 miliardë e 98 milionë lira turke kushtoi ndërtimi i një metroje në Stamboll, me partneritetin e ASL Insaat, Yapi Merkezi Insaat dhe STFA Insaat.

Tenderi i cili u zhvillua nën emrin 'Ndërtimi i Stadiumit të Basaksehir', iu dha kompanive Kalyon Insaat dhe ASL Insaat, me një kosto prej 135 milionë lira turke.

Shoqëria e ujësjellës kanalizimeve në Stamboll i dha dy tenderë të veccantë ASL Insaat. Ndërtimi i ujësjellësit për pjesën aziatike të Stambollit kushtoi 61 milionë lira turke, në vitin 2016. Gjithashtu, ASL iu dha edhe në vitin 2018 tenderi për ujësjellësin e pjesës europiane, me vlerë 110 milionë lira turke.

Kompania e preferuar nga Erdogan nuk u ndal me kaq së përfituari fonde publike. Në vitin 2019, ASL fiton tenderin për ndërtimin e aeroportit të Rize. Së bashku me Cengiz Insaat, ASL përfitoi 632 milionë lira turke. Po në të njëjtin vit, ASL-së, së bashku me Kalyon Insaat i jepet tenderi për ndërtimin e linjës së trenit Gaziray (ende në ndërtim) me vlerë 976 milionë e 48 mijë lira turke.

ASL ka përfituar edhe nga projektet e ndërtesave masive për strehim, ku sërish në partneritet me Kalyon përfiton tenderin prej 695 milionë lira turke.

Fqinj në apartament me Erdogan
Dihet gjithashtu se Abdülkadir Kart, pronari i ASL İnşaat, jetonte në të njëjtin apartament me presidentin Erdogan në Keçioren të Ankarasë për një kohë të gjatë dhe ishte fqinj me të. Presidenti Erdogan, atëherë Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë İsmail Kahraman dhe më pas kryeministri Binali Yıldırım ishin dëshmitarët e dasmës së Gökhan Kart, djalit të Abdulkadir Kart, i cili ishte gjithmonë më i afërti me Erdoganin, në vitin 2017

Modifikuar më Diel, 10 Prill 2022 18:45
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...