Dëshironi të studioni në SHBA?/ Ambasada del me njoftimin e rëndësishëm, çfarë duhet të dini

Diel, 10 Prill 2022 18:38

 

Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar sot një njoftim për të gjithë ata që janë të interesuar dhe duan në studiojnë në SHBA.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, ambasada bën të ditur se kanë nisur seancat informuese për vitin akademik 2023-2024.

“Jeni të interesuar të studioni në Shtetet e Bashkuara? Ambasada Amerikane ofron për shqiptarët mundësi akademike (me dhe pa diplomë) përmes programeve tona prestigjioze Fulbright dhe Humphrey. Zyra jonë për Marrëdhëniet me Publikun nisi së fundmi seancat informuese për vitin akademik 2023-24, duke përfshirë seancën e parë informuese në Këndin Amerikan në Tiranë, ku u prezantuan detaje mbi programet Fulbright për Studentë të Huaj, Fulbright për Studiues dhe Hubert H. Humphrey. Seanca informuese të tjera do të ofrohen online dhe personalisht, prandaj sigurohuni që të regjistroheni që sot! Të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë në një seancë virtuale, mund të regjistrohen këtu: https://bit.ly/3LQGuBj

Seanca jonë e ardhshme virtuale do të mbahet të martën, më 12 prill. Bashkohuni me ne për të mësuar më shumë rreth këtyre mundësive të jashtëzakonshme për të studiuar në Shtetet e Bashkuara!”, thuhet në njoftim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...