Tenderi për godinën e Mjeteve të Policisë, u gjetën shkelje të Arben Ahmetajt

Hënë, 11 Prill 2022 15:36

 

Qeveria shpërfilli shkeljet e konstatuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe finalizoi një tender me vlerë 2.5 milionë euro për ndërtimin e godinës së Qendrës së Automjeteve të Policisë së Shtetit. KLSH gjeti shkelje në tenderin për Rindërtimin, por kjo nuk e pengoi qeverinë që t’I shkonte deri në fund, pa reflektuar shkeljet e rekomanduara.

Qeveria shpërfilli shkeljet e konstatuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe finalizoi një tender me vlerë 2.5 milionë euro për ndërtimin e godinës së Qendrës së Automjeteve të Policisë së Shtetit, bazuar në procedura jo të rregullta.

 

 

Pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, qeveria miratoi një seri vendimesh për Rindërtimin, që parashikonin procedura të mbyllura dhe pa të drejtë ankimimi, nën argumentin e nevojës emergjente për ngritjen e godinave të shkatërruara.Pjesë e projektit të Rindërtimit u përfshi edhe ndërtimi i godinës së Qendrës së Automjeteve të Policisë së Shtetit, e njohur edhe si QSHAMT.

 

Për këtë projekt, Komiteti i Rindërtimit, i drejtuar nga Arben Ahmetaj, miratoi në 1 Dhjetor 2020 financimin me vlerë 2.7 miliardë lekë të vjetra ose rreth 2.5 milionë euro.Por, një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit për Veprimtarinë e Ministrisë së Rindërtimit, publikuar në Tetor të vitit 2021, konstatoi shkelje të rënda në këtë procedurë.

Sipas KLSH-së, godina e Qendrës së Automjeteve të Policisë ishte dëmtuar disa kohë para tërmetit të 26 nëntorit 2019. Kontrollorët shtetërorë kanë identifikuar dokumente të Ministrisë së Brendshme, që datojnë në Tetor të atij viti, ku konstatohet se godina e QSHAMT ishte tërësisht jashtë funksionit para lëkundjeve sizmike.

Megjithatë, qeveria i injoroi këto konstatime dhe vijoi pa asnjë shqetësim procedurat e tenderit 2.5 milionë euro, në kuadër të procesit të Rindërtimit.

Fundjavën e kaluar, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë mbylli tenderin, duke shpallur fitues një bashkim operatorësh të përbërë nga 4 kompani, duke vulosur një procedurë të nisur në mënyrë të dyshimtë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...