Meta përkujton Asdrenin: Autori i Himnit dhe një prej frymëzuesve shqiptar në luftën për pavarësi

Hënë, 11 Prill 2022 15:38

 

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përkujtuar 150-vjetorin e lindjes së patriotit Aleksnadër Stavre Drenova, i njohur gjerësisht si Asdreni.

Meta thotë, se veç krijimit të Himnit Kombëtar, ai luajti rol frymëzues në krijimin e shtetit të lirë shqiptar dhe emancipimin shoqëror. Kreu i Shtetit më pas, ka ndarë një filmim të radhë me zë e figurë që daton në vitin 1929, të këndimit të Himnit, të prezantuar nga akademiku Vasil Tole.


Postimi i Ilir Metës:

Në 150-vjetorin e lindjes, nderojmë sot kujtimin e paharruar dhe veprën e shquar të atdhetarit, patriotit të madh dhe rilindasit të ndritur, Aleksandër Stavre Drenova (ASDRENI), autorit të Himnit tonë Kombëtar dhe një prej frymëzuesve më të spikatur të popullit tonë në luftën për pavarësi, krijim të shtetit të lirë shqiptar dhe emancipim shoqëror.
Në këtë ditë, po ndaj me ju një filmim të rrallë me zë dhe figurë, të vitit 1929 në Tiranë, më të vjetrin e publikuar derimë tani të këndimit të Himnit Kombëtar, të prezantuar nga akademiku i njohur, Vasil Tole

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...