'Telefonat BQ përvëlojnë socialistët'/ Berisha: Në Tiranë kanë ardhur 30 prokurorë të BE

Tuesday, 12 Prill 2022 08:49

 

Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë me dije se në Tiranë kanë mbërritur prej disa ditësh 20-30 prokurorë evropianë.

I ftuar në emisionin ‘Politiko’, Berisha thotë se kanë në dorë dosje ‘përvëluese’ siç i cilëson ai për Tiranën, Beogradin, Shkupin, ndërsa shton se përmes telefonave ‘BQ’, janë duke u përgjuar dhe transkriptuar biseda të dyshimta.

“Në Tiranë janë 20-30 prokurorë evropianë. Kanë disa ditë. Keni dëgjuar historinë e telefonave BQ. Janë dosjet më përvëluese për Tiranën, Beogradin, Shkupin.

Kur unë ia shihja, në parlament thosha kush e di pse mbajnë dy telefona, ato paskan qenë telefona të tillë. Atyre po u lëviz tepeleku tani. Janë disa emra, janë socialist.

Ditë e natë punohet për transkriptin, me një numër të madh përkthyesish, teknikësh. Nuk ka pasë kurrë një vërshim i tillë në Tiranë. Ka një marrëveshje me konventa ndërkombëtare”, u shpreh Berisha në ‘Politiko

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...