‘Berisha futi vendin në NATO’/ Rama ngec, bën gati justifikimin e radhës

Tuesday, 12 Prill 2022 10:29

 

Kryeministri Edi Rama e nisi ditën me një konferencë për shtyp në Berlin me gazetarët shqiptarë që ndoqën vizitën e tij në kryeqytetin gjerman.

Por siç po ndodh gjithmonë e më shumë, Rama u tërbua nga pyetjet e gazetarëve.

Fillimisht ai nuk preferoi të komentonte për vendimin e SHBA për ish-deputetin e tij, Aqif Rakipi.

Më pas, ai u tërbua me pyetjet që po i bëheshin për Ballkanin e Hapur dhe lidhjen e tij të ngushtë me Serbinë.
Në fund, ai u pyet edhe për çështjet e integrimit. Në nënte vite pushtet, qeveria e tij nuk ka shënuar asnjë përparim në rrugën e integrimit, përkundrejt rezultateve të mëdha nga qeverisja e demokratëve. Rama u pyet se përse nuk ka asnjë arritje, ndërkohë që Sali Berisha anëtarësi vendin në NATO.

“Mos bëhemi për humor as ti e as unë. Këto gjëra nuk ia jep Shqipërisë një person, qoftë ky qoftëlarg, ose qoftëafër. Lidhen me vullnete të tjera, të vendeve. Në raport me mua, negociatat do të ishin hapur prej 3-4 vitesh. Fakti i mos-hapjes së negociatave lidhet me ata. Kur thoni se kush e futi Shqipërinë në NATO, më vjen një siç thoshte Konica, i papërmbajtur gaz. Shqipërinë në NATO e futi SHBA”, tha Rama.

Më tej, duke përgatitur justifikimin e radhës për dështimin e integrimit, Rama tha se Shqipëria do ndahet nga Maqedonia e Veriut.

Kujtojmë se kur vendi po përgatitej për anëtarësim në NATO, Rama e sulmoi këtë proces. Ai tha se nuk është i rëndësishëm për vendin, madje organizoi edhe protesta.

Ndërkohë kryediplomatja e tij sot, pati deklaruar në atë kohë se NATO është si NATA

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...