Deklarata e fortë e zyrtarit amerikan: Shqipëria në listën gri në luftën kundër pastrimit të parave, shenjë turpi për vendin

E mërkurë, 13 Prill 2022 18:43

 

 

Shqipëria vijon të jetë në listën gri të pastrimit të parave, mes vendeve që janë me monitorim të shtuar. Kështu deklaroi Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit në Ambasadën Amerikane, Benjamin Rockwell, i cili tha se pozicionimi i Shqipërisë në listën gri është një shenjë turpi për vendin. Megjithatë zyrtari amerikan vlerësoi aksionet e fundit të SPAK, kryesisht sa i përket dosjes së inceneratorëve.

“Kemi parë goditje të mëdha nga SPAK dhe agjenci të tjera ligjzbatuese, të cilat po bëhen të përjavshme, por fakti se Shqipëria mbetet në listën gri në luftën kundër pastrimit të parave, është një shenjë turpi për vendin. E cila ngre pikëpyetje besueshmërinë për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Shfaq një pozicion parandalues në investimet ndërkombëtare dhe rritjen ekonomike dhe sigurisht, kur ka një ndikim kaq të madh në shoqëri, është një problem i madh i shoqërisë. Po shohim përdorimin e efektshëm të këtyre akuzave nga prokuroria. Aksionet e fundit janë një nisje e mirë, por ka shumë punë për t’u bërë”, u shpreh Rockwell.

 

Zyrtari amerikan Rockwell tha se në Shqipëri shihet qartë prezenca e pasurive të paligjshme, kryesisht rreth qyteteve të mëdha dhe në bregdet.

 

“Nuk nevojitet shumë ekspertizë për të parë përreth qytetit, në bregdet apo kudo, ku shihet qartë prezenca e pasurive të paligjshme në sistemin shqiptar. Përfshirja e shoqërisë civile në luftën kundër pastrimit të parave është një tjetër hap i rëndësishëm, por edhe media si një faktor jo vetëm denoncues, por edhe parandalues”, tha ai

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...