Berisha: Rama bllokoi gazifikimin nga TAP, kriza energjetike për shkak të abuzimeve

E mërkurë, 20 Prill 2022 18:28

 

Ish-Kryeministri Sali Berisha denoncoi se kriza energjetike ka ardhur si pasojë e abuzimeve të qeverisë Rama dhe jo nga lufta në Ukrainë. Berisha solli në vëmendje kontratat me TAP dhe kompaninë SOCAR, që në vitin 2013 për gazifikimin e vendit. Por sipas ish kryeministrit ky projekt u ndalua në mënyrë korruptive. Berisha foli edhe për krijimin e sistemit unik mes Shqipërisë dhe Kosovës që do të kursente 20 % të energjisë në secilin vend, por që u bllokua nga Vuçicc. Më tej Berisha shtoi se impiantet e prodhimit të bitcoinit dhe serat e kanabisit po thajnë HEC– et e vendit me leje të qeveritarëve.

 

Ish – kryeministri Sali Berisha denoncoi faktin se kriza energjetike në vend ka ardhur si pasojë e abuzimeve të qeverisë Rama dhe jo nga lufta mes Ukrainës dhe Rusisë.

 

 

Gjatë një diskutimi me ekspertë të fushës së energjitikës në selinë blu, Berisha akuzoi kreun e qeverisë Edi Rama se ka marrë ryshfete nga kompanitë importuese të gazit dhe nuk ka realizuar projektet për gazifikim e vendit edhe pse i ka patur gati që prej vitit 2013.

 

"Kemi të bëjmë me një menaxhim kleptokratik të këtyre sipërmarrjeve publike. Qëndrimi i tyre ndaj gazsjellësit ka qenë fund e krye korruptive, jo në raport me gazsjellësin, por me klientelën e gazit në Shqipëri. U diskutua dhe u ra dakord me Soccar për të na ndihmuar në projekte të gazifikimit të vendit. Në vitin 2014, Damian Gjiknuri ulet dhe firmos edhe njëherë për masterplanin e gazit me kompaninë azere. Në vitin 2021, ministrja Balluku ulet dhe firmos të njëjtin protokoll. Sa jo serioz ka qenë kjo qeveri në qëndrimin ndaj një problemi që është më themelor", u shpreh Berisha.

Berisha u ndal edhe tek krijimi i një sistemi mes Shqipërisë dhe Kosovës i cili do të kursente energjinë, por sipas liderit historik të PD-së ky projekt u pengua nga Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç.

"Në rast se ndërtojnë trurin digjital të komandimit të sistemeve të tyre energjetike, respektivisht kursejnë nga 20% të energjisë. Në funksion të kësaj u ndërtua linja e tensionit të lartë Tiranë-Prishtinë, 400 kilovot. E blloki Vuçiç për vite të tëra, nuk e lejonte, gjer sa Angela Merkel i tha po vazhdove më të shkëpusim nga sistemi europian i transmetimit".

Ish-kryeministri Berisha akuzoi qeverinë se me impiantet e prodhimit të bitcoin-it dhe serat e kanabisit po thajnë hidrocentralet e vendit.

"Impiantet e bitcoin të vendosura në afërsi të HEC-ve, gllabërues të papërmbajtur, kuçedra të vërteta të energjisë elektrike. Serat e kanabisit janë të gjitha të gjitha të kontrolluara nga qeveria dhe policia. Harrojeni ju se ngre kush serë kanabisi për garanci shtetërore".

Sa i takon anijeve për prodhimin e energjisë, Berisha deklaroi se ato do e shkatërrojnë bregdetin e Vlorës.

"Të dyndësh Vlorën me barge mazuti rrezikon të kryesh një krim të shëmtuar mjedisor dhe të largosh turistët nga Vlora. Ndaj dhe barge-t janë vendosur jo në vendin e duhur. Ky mburret se po e lumturon Vlorën, por harron se ajo është pjesë e sistemit energjetik. Barge-t nuk them që mos ftohen, ndonëse kostoja me prodhimit të energjisë me to është më e larta, por Vlora kërcënohen pasi siç më thonë ato po funksionojnë me mazut. Dhe të ofrosh në gjirin e Vlorës anije që funksionojnë me mazut është një problem i madh".

Lideri historik i PD-së denoncoi projektin e hidrocentralit të Skavicës, ndërsa theksoi se në Partinë Demokratike do të ngrihet departamenti i energjisë, i cili do të jetë një nga kryesorët

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...