“Alarm për Qeverinë dhe Kuvendin”- Presidenti Meta: Parashikimi i errët që bën FMN-ja mund të degradojë në stanjacion ekonomik

E mërkurë, 20 Prill 2022 19:57

Parashikimi i FMN për uljen ekonomike të Shqipërisë ka shqetësuar Presidentin, Ilir Meta, i cili thotë se kjo është një alarm për Qeverinë dhe Kuvendin.

Sipas Presidentit Meta, me një nivel rritje prej 2% për këtë vit dhe që mund të rishikohet sërish në rënie në vazhdim, Shqipëria ka rritjen më të ulët në rajon, që mund të degradojë në stanjacion ekonomik.

“Një shqetësim serioz dhe një alarm për Qeverinë, Kuvendin dhe të gjithë shoqërinë, parashikimi i errët që bën FMN për rritjen ekonomike të Shqipërisë për këtë vit.

Parashikohet një ulje me 2.5 pikë përqindje nga 4.5% që ishin pritshmëritë.


Me një nivel rritje prej 2% për këtë vit dhe që mund të rishikohet sërish në rënie në vazhdim, Shqipëria ka rritjen më të ulët në rajon, që mund të degradojë në stanjacion ekonomik.

Shifrat me ulje të rritjes së pritshme ekonomike me 2.5% janë edhe shumë më poshtë sesa ulja në nivel global për 2022, që pritet të jetë vetëm 0.5 %.

Bllokuesit e rritjes ekonomike të vendit janë financimi i investimeve jo produktive nga buxheti, efiçencë e ulët e investimeve për shkak të korrupsionit, që gërryen vlerën e tyre, mos lejimi i investimeve private në energji, monopolizimi i ekonomisë, si dhe pasojat e rritjes galopante të çmimeve”, shkruan Presidenti.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...