Fyerjet/ Shehu: Provokim i rëndë ndaj opozitës, Rama duhet ndëshkuar

E Enjte, 28 Prill 2022 12:29

 

Deputeti i PD, Tritan Shehu, ka kërkuar nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla që të ndërpritet seanca plenare dhe të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, për të marrë masë ndëshkimore ndaj kryeministrit Edi Rama, pas ofendimeve që sipas tij ky i fundit adresoi ndaj opozitës.

“Që në një parlament të ketë mendime të ndryshme, debate dhe të forta, është normale, që opozita të ngrejë zërin më tepër dhe kjo ndodh, por që të insultohet në këtë mënyrë opozita nga kryeministri është e pandodhshme dhe e papranueshme gjëkundi, të kalohen normat etike të dialogut dhe debatit, dhe procedura nuk e lejon dhe ju takon juve të ndërprisni fjalën, kur kalon caqet kaq të rënda etike".

"Qëparë kërkuat t’i ndërprisni fjalën Zhupës se doli nga rendi i ditës, ndërsa kur quhemi kope, budallenj e hajvanë, nuk ka dalë nga rendi ditës. Ç’është kjo?!

 

Është provokacioni më i rëndë që i bëhet opozitës, ndaj kërkoj të ndërprisni seancës dhe të kërkoni Konferencën e Kryetarëve dhe të merrni masë ndëshkimore për kryeministrin, e keni në rregullore, është e drejta juaj, unë bëj kërkesën time dhe i kërkoj dhe kryetarëve të grupeve parlamentare që të kërkojnë ndërprerjen e seancës dhe të merren masa ndaj Ramës për ofendime kaq të mëdha që na bëri të gjithëve, unë nuk ofendoj kurrë por as nuk pranoj të ofendohem”, deklaroi Shehu

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...