Presidenti, Alibeaj e vetmja gjethe fiku e Edi Ramës

E Enjte, 28 Prill 2022 13:24

 

Enkelejd Alibeaj duket se ka mbetur e vetmja gjethe fiku dhe fasadë e kryeministrit Edi Rama për të legjitimuar emrin e Presidentit të ri, të cilin duket se e ka përzgjedhur tashmë. Alibeaj këtë gjë e ka pranuar edhe vetë publikisht, madje edhe kryeministri Edi Rama deklaroi dje se është përcaktuar një identikit për Presidentin e ri, por kjo duket se nuk po e shqetëson më deputetin e PD, që sot ka përforcuar faktin se është I përzgjedhuri I Taulant Ballës për të certifikuar Presidentin e zgjedhur nga Edi Rama.

“Për zgjedhjen e Presidentit ju e dini që cili është qëndrimi im personal. Qëndrimi i grupit do të jetë pjesë e diskutimeve, duke mos i ikur përgjegjësisë por duke i marrë ato. Duam profil politik që të jetë për shqiptarët. Është detyrimi ynë politik dhe moral ta marrim këtë përgjegjësi. Është një test për të gjitha palët të marrin pjesë në këtë proces. Konsultimet do të ndodhin edhe mes në mbledhje të grupit parlamentar. Zëri i çdo deputeti do të përcillet. Kjo mazhorancë fiktike nuk e ka legjitimimin për ta zgjedhur Presidentin e vetme, edhe pse do ta donte”- u shpreh Alibeaj.
Por në një kohë që Edi Rama dhe Taulant Balla nuk i kanë kursyer as publikisht deklaratat se i kanë numrat dhe do ta zgjedhin ata Presidentin e ri, Alibeaj përdor si alibi faktin se konsultimi është detyrim kushtetues, e se opozita duhet të marrë pjesë në këtë proces në rolin e fasadës.

 

 

“Unë besoj që është e rëndësishme që procesi i zgjedhjes të jetë serioz. Të mos ngutemi. Nuk është çështje numrash, por të jetë një proces gjithëpërfshirës. Duke pasur këto synime pse jo të moralshme, deri dikur hyjnore për të zgjedhur të parin e vendit, ky është testi. Duhet të jetë presidenti i të gjithëve. Konsultimi është detyrim. Në bazë të kësaj dhe të asaj se çfarë deputetë do të kërkojnë ne do të procedojmë. Testi i të gjithëve sot është të zgjedhim një president për shqiptarët”- deklaroi Alibeaj para hyrjes në seancë parlamentare.

 

Ky qëndrim i Alibeajt vjen në një kohë që e gjithë opozita si Partia Demokratike ashtu edhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë denoncuar procesin fars për kapjen edhe të institucionit të Presidencës. Jo vetëm opozita por edhe brenda mazhorancës ka pasur zëra kundër farsës, siç në rastin e deputetit të PS-së Erion Braçe që nuk pranoi të dorëzonte zarfin me propozime. Përball kësaj situate, duket se Enkelejd Alibeaj edhe njëherë ka shprehur gatishmërinë për t’iu përgjigjur përzgjedhjes së Taulant Ballës apo të plotësojë ambicien e kryeministrit Edi Rama kur deklaroi se do të tentojë të marrë edhe votat e një pjesë të opozitës

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...