Rama nuk i ndal ofendimet në Kuvend: Kope, budallenj, të degraduar

E Enjte, 28 Prill 2022 13:43

 

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për debatin mbi parkun arkeologjik të Butrintit. Nga foltorja e Kuvendit, kreu i qeverisë i është drejtuar opozitës duke i thënë se ata e kanë dhënë si pronë për një subjekt fizik.

Rama nuk u ndali fyerjet ndaj deputetëve.

“Mora fjalën në këtë pikë sepse kjo është një temë shumë interesante për të rikthyer në sytë e publikut, dallimin si nata me ditën mes jush që s’dini çfarë flisni dhe nesh që dimë çfarë bëjmë. Dua të kujtoj si fillim, që sot e gjithë ditën ka një pretendent fizik për Butrintin si pronë familjare. Me pronën të njohur nga ju, i keni njohur pronën në teatrin antik të Butrintit një subjekti fizik.

Keni pranuar se sot jeton stërstër stër- stër-nipi i atyre që në pronën e familjes së tij, është ndërtuar Butrinti. Budallallëku në familjen tuaj është sëmunduje ngjitëse. E keni në ADN-në e partisë tuaj që të trashëgoni budallallëkun brez pas brezi. Dhe ta bazoni të gjithë përsiatjen tuaj politike për të marrë njerëzit për budallenj. Do katandiseni më keq se kështu. Përsa kohë që nuk do ta gjeni, nuk keni si ta adresoni. Jeni si ajo pjesa e ndarë në shumë pjesë. Është e njëjta gjë.

 

Vini dhe flisni këtu për vlerat e trashëgimisë, ju. Ju që kulturalisht jeni kërcënimi më i madh i vendit tonë, jeni agresion permanent mbi shoqërinë tonë. Ju që kulturalisht jeni shembulli se si nuk duhet ndodhë. Ju që kulturalisht kërkoni ta ktheni Shqipërinë në kohën kur luftonte Amerikën.

Profesor mos më ndërprisni. Ta përmenda emrin që të dilni këtu dhe të flisni. Nuk e kam pritur që të merrni flamurin e luftës kundër Amerikës. E konsideroj degradimin e një kopeje kundër Amerikës. Mjafton të rrish në kopenë tuaj dhe sëmundja e budallallëkut e keni marrë," tha Rama

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...