Jozefina Topalli: PD-në e shkatërroi gjumi fitimprurës i Lulzimit!

Saturday, 30 Prill 2022 12:54

 

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u prit me ovacione në sallën e Kuvendit Kombëtar të PD-së.

E përlotur, ajo mbajti një fjalim të ndjerë, duke thënë se kjo është prova e vërtetë e demokratëve.

 

“Në vitet e opozitës së vështirë para vitit 2005, askush nuk mendonte të na quante opozitë e rreme. Nuk shiteshim, nuk digjnim mandate, nuk merrnim zarfe dhe nuk imagjinonim të hidhnim gaz mbi njerëzit tanë. Ishim mësuar të bënim betejat tona dhe besonim se ishin mbrojtësit e të drejtave të shqiptarëve. Ishim mësuar të mos tërhiqeshim nga kërcënimet.

 

 

Por erdhi dita kur Partisë tonë Demokratike të mos i mbetej asgjë demokratike. Për vite me radhë ka ndodhur kjo dhe ne kemi heshtur. Pas vitit 2013, tatëpjeta e PD-së mori vrapin. PD hyri në krizë identiteti, krizë përfaqësimi, krizë vlerash," tha ajo.

 

Sipas saj, Lulzim Basha i tradhtoi të gjitha kauzat e opozitës, duke bërë pazare. Ajo tha se "PD-në e shkatërroi gjumi fitimprurës i Lulzimit!"

"Pas vitit 2013, PD hyri në krizë. Krizë identiteti. Krizë përfaqësimi. Krizë lidershipi:

-Në parlament deputetët bënin betejën me krimin, ndërkohë udhëheqja me buzëqeshje bënte pazare me pushtetin.
-Në rrugë, qytetarët protestonin per te drejtat e tyre, në zyrën bashkiake të kryetarit të PD, kishin nisur negociatat për lejet e ndërtimit.
-Në shtëpitë e shqiptarëve kishte nisur largimi nga puna, në shtëpinë e kryetarit shtohej puna për kunatin".

"Ne nuk e meritonim këtë opozitë. Prandaj Foltorja ishte gjëja më e bukur që mund të ndodhte për të zgjuar strukturat. Kuvendi i 11 dhjetorit ishte hapi i parë për t’u ndarë nga pazaret. Ne i dimë që betejat i kemi të forta. Nuk është hera e parë.

Nuk është vetëm pushteti që korrupton, por edhe frika. Ne nuk kemi pse kemi frikë prej frikës.

Ne duhet të mësohemi se partia nuk është kryetari, nuk është sigla dhe aq më pak godina. Partia është njerëzit, është fryma, janë vlerat. Sot jam më optimiste se sa kam qenë më parë. Erdha këtu si një nderim për trashëgiminë tonë. Kemi bërë shumë dhe kemi frymëzuar shqiptarët.

Dikush mund të thotë që krijove lëvizjen tënde dhe ike. Jo, unë nuk kam ikur unë, ka ikur PD-ja nga demokratët. Të vërtetat kanë qenë liria ime. Kur opozita të bëhet pushtet moral, rruga jonë do jetë e qartë,” tha Topalli

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...