Artan Hoxha: Ky Kuvend projekton trajektoren e 30 viteve në vazhdim

Saturday, 30 Prill 2022 12:55

 

Analisti Artan Hoxha mbajti fjalimin e tij në Kuvendin Kombëtar të PD, duke theksuar se ky Kuvend do përcaktojë se si do jenë 30 vitet në vazhdim.

“Gëzuar dhe e gëzofshim PD-në e rithemeluar. Është një ngjarje e madhe pas një përpjekje për të zgjidhur një konflikt absurd, ku një pakicë uzurpoi për pak kohë të drejtat e shumicës

Sot jemi këtu për të hapur një kapitull të ri për PD-në. Unë shpresoj dhe besoj te ju se në Kuvendin e sotëm, ju do projektoni trajektoren e 30 viteve të ardhshme. Nëse do e bëni këtë, ky do të jetë një Kuvend historik.

 

 

Disa muaj më parë, më 11 dhjetor, ishte një tjetër Kuvend historik, pasi ju u vetëmblodhet si anëtarësi. U vetëmblodhët dhe mbajtët një qëndrim. Qëndrime që do mbeten në histori. Ju patët kurajo që t’i thoshit edhe Amerikës që gabon kur mbështet pa kriter këtë qeveri, gabon kur godet pa kriter këtë opozitë. Kjo tregon se ju keni dinjitet dhe sovranitet. Vetëm kështu mund të jeni një partner i mirë. Pa këto cilësi, mund të jesh një shërbëtor dhe vasal.

 

Sot ju jeni në rrugën e mbarë. Unë do jem bashkë me ju në pjesën tjetër të rrugëtimit në 30 vitet e ardhshme. Suksese dhe fitore në betejat e ardhshme,” tha Hoxha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...