Berisha akuzon Bashën, Sorosin dhe Ramën: Kjo rrugë na u imponua

Saturday, 30 Prill 2022 14:08

 

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, tha në Kuvendin Kombëtar se Foltorja ishte një rrugë e imponuar.

“Rruga e Foltores na u imponua. Kjo rrugë u imponua se ne në 8 vite po kalonim nga disfata në disfatë. Nga dështimi në dështim. Të gjitha këto për shkak të një udhëheqësi të papërgjegjshëm, që e konsideroi këtë parti si një sipërmarrje private. Parimet e vlerat ai i zëvendësoi me pazaret me qeverinë...

Nuk e kishim të lehtë këtë rrugë. Ne u përballëm këto muaj me të gjithë egërsinë e narkoshtetit, miliardat e parave të drogës dhe krimit. U përballëm këto muaj me kurthet e neveritshme të ish-drejtuesit të saj, por e vërteta është se u përballëm me përpjekje të jashtëzakonshme të Soros dhe mafies së tij për të shkatërruar opozitën shqiptare, për ta shndërruar atë në një gjethe fike të të majtës shqiptare dhe Edi Ramës. Por këto përpjekje dështuan.

Me këtë rast dua t’u them atyre që mendojnë se mund të mbajnë një pseudo-opozitë në këmbë, se gabohem: opozita nuk emërohet, ajo nuk delegohet, ajo është moral. Ja ku jemi sot, opozitë e vërtetë, në këmbë e gatshme për çdo betejë.

Unë jam sanksionuar nga DASH me akuza për të cilat në mënyrë absolute nuk ekziston asnjë fakt apo provë. Jam sanksionuar nga lobimi korruptiv i George Soros dhe Edi Ramës. Cilido që paraqet një fakt, një dokument, një provë më të vogël kundër Sali Berishës, ai është i gatshëm që të marrë çdo masë ndaj vetes së tij.

Unë jam Sali Berisha, kurrë nuk e pranoj shpifjen dhe gënjeshtrën për të vërtetë,” tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...