“Do kesh fatin e Putinit”/ Berisha-Vuçiçit: Kërcënimet mbaji për vete

Saturday, 30 Prill 2022 18:07

 

Nga Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, ish kryeministri Berisha ka lëshuar disa mesazhe për “Ballkanin e Hapur” dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Berisha tha se PD s’do ta pranë kurrë “Ballkanin e Hapur”, të cilin e cilësoi një aleancë trilaterale antishqiptare. Ish-kreu i qeverisë theksoi se kjo iniciativë është fund e krye në shërbim të Serbisë së Madhe dhe një aleancë e cila i shërben influencës ruse në rajon.

 

Berisha më tej shtoi se në çdo përpjekje për destabilizimin e Kosovës, Vuçiç do të përballet me reagimin e kombit shqiptar.

“A e dini ju miqtë e mi se në tryezat diplomatike të nivelit më të lartë, kryeministra, kryetarë shtetesh hapin sytë kur e dëgjojnë Edi Ramën të flasë për Aleksandar Vuçiçin me aq pasion, njeriun që nuk njeh gjenocidin e sanksionuar nga dy vendime gjykatash në Bosnjë. Njeriun që nuk njeh gjenocidin në Kosovë, njeriun që punon haptas për Serbinë e Madhe. Ne jemi dhe do jemi për bashkëpunim rajonal. Ne jemi dhe do bëjmë gjithçka për paqen dhe stabilitetin në rajon, por ne kurrë nuk mund ta shndërrojmë Shqipërinë në epiqendër të luftës së ftohtë ndaj Kosovës. Ne s’do pranojmë kurrë Ballkanin e Hapur, një aleancë trilaterale antishqiptare. Një aleancë e cila është fund e krye në shërbim të Serbisë së Madhe. Një Aleancë e cila është në shërbim të influencës ruse në rajon. Koha po provon se miku u ngushtë i Ramës, Aleksandar Vuçic, në fakt padroni i tij absolut, ka rikthyer Serbinë me politikën e tij ashtu siç ka qenë 100 vite më parë, një Rusi e vogël në rajon. Megjithatë ne jemi këtu prapë në këmbë, për t’i thënë këtij serbomadhi se çdo përpjekje për destabilizimin e Kosovës do të përballet me reagimin e kombit shqiptar si komb i vetëm. Ka ikur koha kur ne na impresionin. Asgjë nuk na impresionon ne. Doni paqe, bashkëpunim jemi të hapur. Kërcënimet mbaji për vete se atë fat që do pësojë Putini në Ukrainë do ta kesh dhe ti në çdo aventurë tënden në Kosovë dhe kudo tjetër”, tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...