“Po kërkojnë të na largojnë nga rruga e integrimit”- Tritan Shehu: Shqipëria sot është në një udhëkryq historik, nesër në qeveri do i kundërvihemi…

Saturday, 30 Prill 2022 20:24

 

Deputeti demokrat Tritan Shehu deklaroi sot në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike se Rama i ka nëpërkëmbur aspiratat e shqiptarëve për integrimin në Bashkimin Europian. Shehu u shpreh se po bëhet përpjekje për të hequr Shqipërinë nga rruga e integrimit.

 


“Ne kemi akoma shumë për të bërë. Kemi përgjegjësi për të realizuar. Prandaj jemi këtu sot. Prandaj u mblodhëm në Kuvend. Është shumë e rëndësishme për PD si një forcë politike por edhe për vendin tonë. Sot bëhet edhe më imperative.

Rama i ka nëpërkëmbur aspiratat tona. Ai i është përveshur interesave krejtësisht të ndryshme. Kërkohet të na largojnë nga rruga e integrimit dhe kërkojnë të na bëjnë pjesë të rajonit të Moskës. Gjërat bëhen serioze dhe kërkojnë zgjidhje dhe ballafaqim. Sot rreziku bëhet edhe më i qartë. Kjo qeveri i ka kaluar rolin Serbisë”, deklaroi Shehu.


Ai shtoi se sot Shqipëria është në një udhëkryq historik duke shtuar se asaj i duhet një PD e fortë dhe dinamike.

“Ne thonim e duam Shqipërinë si e gjithë Europa. Shqipëria sot është në një udhëkryq historik. Shqipërisë i duhet një PD e fortë dhe dinamike. Një PD faktor stabiliteti në rajon.

Sot kur ne po ringrihemi përsëri roli jonë është dhe do të jetë shumë herë më i fuqishëm. Nesër në qeveri do i kundërvihemi çdo tentative ruse apo kujtdo tjetër që ka për qëllim të destabilizojë rajonin tonë”, u shpreh Shehu.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...