Zyrtarja amerikane takoi Alibeajn dhe Tabakun, Berisha: Loja me kukulla nuk funksionon

Tuesday, 03 May 2022 21:31

 

Lideri i PD Sali Berisha komentoi në një konferencë për shtyp vizitën e zyrtares amerikane Karen Donfried pak ditë më parë në Shqipëri e cila takoi Enkelejd Alibeajn, Jorida Tabakun dhe Edi Ramën.

Berisha deklaroi se edhe Escobar në dhjetor 2021 takoi Bashën ndërsa Donfried këtë herë takoi pasardhësin e Lulzim Bashës. Sipas Berishës loja me kukulla nuk është lojë serioze ndërsa theksoi se nuk funksionon në Shqipëri.

 

Pyetje: Javën e kaluar në Shqipëri ishte një tjetër zyrtare e lartë e SHBA, zhvilloi takime me kryeministrin e vendit, dhe nga opozita me Alibeajn dhe Tabakun, por nuk zhvilloi asnjë takim me Komisionin e Rithemelimit apo me zotin Berisha. Akoma besoni se qëndrimet e SHBA ndaj jush janë agjendë e ambasadores amerikane në Tiranë, apo agjendë e Shtëpisë së Bardhë?

 

 

Sali Berisha: Po të kthehemi bashkë në Dhjetor 2021, zoti Escobar takoi Lulzim Bashën dhe jo vetëm kaq, por fiksoi një takim edhe në Uashington me të. Kësaj here erdhën, takuan pasardhësin e Bashës, do të thosha unë përsëri ato që kam thënë, loja me kukulla nuk është një lojë serioze dhe nuk funksionon në Shqipëri. Kaq mund të them. Përpjekja siç e thash edhe në Kuvend, kurrë e majta shqiptare, e majta e SHBA por edhe në mbarë botën, nuk do mund të caktojnë kryetarin dhe udhëheqjen forcës demokratike konservatore të Shqipërisë. Kjo nuk do të mund të ndodhë. Të tjerat janë çështje protokollesh.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...