‘Mos pranoni turistë rusë’/ Mediat e huaja: Zelensky me mesazh të veçantë për Shqipërinë

Tuesday, 03 May 2022 21:33

 

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky mbajti sot një fjalim në parlamentin shqiptar.

Por fjalimi i presidentit ukrainas bëri xhiron e botës për arsyen e gabuar. Kjo për shkak se ai i dha një ‘shuplakë’ live kryeministrit shqiptar, Edi Rama.
Sipas portalit gjerman, Ukraine Nachrichten, Zelensky kërkoi nga Shqipëria që të mos pranojë turistët rusë.

“U bëj thirrje që të mbyllni portet për anijet ruse dhe të kufizoni pranimin e turistëve rusë, për shkak se nuk e dini kurrë se kush mund të vijë te ju. Mund të jenë kasapët e Bucha-s, ndoshta xhelatët e Mariupolit,” tha Zelensky.

 

Kurse portali Balkan Insight shkruan se kjo kërkesë vjen pasi vetë kryeministri Edi Rama kishte deklaruar para një jave se nuk ka shans që të kufizojë ardhjen e turistëve rusë.

Si do të reagojë qeveria shqiptare pas kërkesë direkte të Zelenskit, aq më tepër që ardhja e turistëve rusë në vend është e vështirë për arsye se e gjithë Europa i ka ndaluar fluturimet me vendin që agresoi Ukrainën, kjo nuk dihet. A do vijnë ata me çartera duke e bërë Shqipërinë një vend që nuk i bashkohet sanksioneve të fluturimeve, apo do shërbejnë si klientë për të rritur xhiron e Air Serbia, e cila është e vetmja linjë që nuk i ka ndërprerë fluturimet me Moskën?

Pas kërkesës së kryeministrit ukrainas, debati mbetet i hapur. Aq më tepër që Shqipëria është treguar një mbrojtëse aq e fortë e kauzës së vendit të pushtuar sa e ka pagëzuar në mënyrë provokative edhe rrugën para ambasadës ruse me emrin “Ukraina e lirë”.

Dhe ky ekses zelli, njësoj si duartrokitjet e ekzagjeruara sot për Zelenskin, sikur janë në kundërshti me dëshirën për të përfituar edhe nga paratë e turistëve rusë.

Modifikuar më E mërkurë, 04 May 2022 17:28
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...