Berisha: Do të garoj për kryetar të PD, i japim fund kryetarokracisë

E Enjte, 05 May 2022 22:04

 

"Edi Rama i mbylli gojën Lulzim Bashës me dosjen Nick Muzin"!

Kështu u shpreh lideri historik i PD, Sali Berisha në 'Open', duke theksuar se në vend u vra opozitarizmi.

 
Berisha komentoi edhe qëndrimet e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, duke e etiketuar si ‘guvernatore’.

 

Gjithashtu, Berisha tha se do të garojë për kryetar të PD, ndërsa u zotua se do t'i jepet fund kryetarokracisë.

 

"Së pari; Unë kam shpallur bashkimin me votë, pasi kisha konstatuar se në mënyrë absolute vota ishte përjashtuar nga partia. Kur kam bërë hapat e parë se di se si do të jetë rezultati. Unë nis një betejë nëse i besoj se është kauzë e drejtë. E fitova mirë, nëse jo tërhiqem. Po çfarë arritëm? U arrit fundi i kryetarokracisë!

Unë s’po them se s’do jem kryetar, se për atë po përpiqem dhe do garoj. Nëse përpara që nga themelimi i PD deri në këtë proces, neokratura e saj shkonte nga qendra në bazë, e përzgjedhur. Mund t’ju them se sot në mënyrë absolute përveç Komisionit të Rithemelimit në fillim, s’ka asnjë person, asnjë, të votuar, të përzgjedhur nga Berisha apo komisioni i Rithemelimit.

Janë pa përjashtim propozime të anëtarësisë dhe vetëdeklarime se do të garojë siç e përcakton statuti. Kjo ndodhi dhe me kandidatët për kryetarë bashkish. Të gjithë ata shprehën dëshirën, dhe me garë iu nënshtruan primarëve. Kjo parti ka shënuar një arritje të madhe. Ky është fundi i kryetarokracisë sa i përket zinxhirit të varësisë", u shpreh Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...