Kuvendi i 30 prillit/ Berisha: U rikthye vota e lirë dhe bashkimi i demokratëve

E Enjte, 05 May 2022 22:07

 

Lideri historik i PD, Sali Berisha ka folur për Kuvendin e Kombëtar të 30 prillit.

Në emisionin 'Open' nga Eni Vasili, Berisha tha se në 30 prill u rikthye vota e lirë dhe bashkimi i demokratëve.

Sipas Berishës, zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit treguan se në cilën anë është shumica opozitare.

“Ky është një proces unik në llojin e tij që zhvillohet në një narkoshtet. Nëse rikthehemi nga shtatori deri më sot, çfarë do të shihni ju? Ka një përballje mes legjitimes dhe jo legjitimes, mes bashkimit dhe përçarjes, mes demokratikes dhe autokratikes.

Ky proces nisi kur kryetari i PD, nën presionin e SHBA mori një vendim të pabazuar në asnjë ligj të PD, në asnjë forum të PD, në asnjë ligj të Shqipërisë, për përjashtimin tim nga grupi parlamentar, kur ai nuk kishte asnjë kompetence. Për këtë u përdor statuti dhe u mblodh një Kuvend, i cili miratoi një statut të ri që e nxjerr partinë nga mundësi të tilla. Ajo që është e përjashtuara e madhe nga kjo vend është vota.

Kuvendi i 30 prillit ishte Kuvendi i bashkimit të madh. Ai u zhvillua pas certifikimit të 40 mijë anëtarëve.

Në këtë kontekst unë nuk u premtova asgjë më shumë demokratëve sesa rikthimin e votës së lirë, bashkimin dhe votën e lirë.

Ai që pranon votën e lirë ai është i mirëpritur, ka vendin e vet dhe nuk ka asnjë intimidim. Ai që nuk pranon votën e lirë është problem i tij. E rëndësishme është që ajo parti arrit gjithçka për votën e lirë.

Në 6 mars u faktua se nga kush anë është shumica. Kjo shumicë u faktua. Vendi im si deputet është në shumicën që më ka sjellë në parlament. Nuk ndodh që në asnjë vend të botës që partia të drejtohet".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...