‘Deputetët e PS të inkriminuar’/ Berisha: Rama po përdor fasadë-opozitën për të futur Primin

E Enjte, 05 May 2022 22:17

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama se ai e ka përdorur opozitën për të futur Primin në reformën zgjedhore, duke i lënë mundësinë partisë që fiton zgjedhjet, të marrë 10 deputetë më shumë.

I ftuar në ‘Open’, Berisha tha se në listën e deputetëve të PS-së, gjen shumë persona të inkriminuar, çka sipas ish-kryeministrit, vërtetohet me emrat që arritën të thyejnë herësin gjatë zgjedhjeve të 25 prillit.

 

Berisha ka komentuar edhe dosjet Toyota Yaris dhe atë të Nick Muzin për të cilat akuzon ish-kreun e PD-së, Lulzim Bashën. Sipas Berishës, Rama ia ka mbyllur dosjet Bashës.Berisha: Cili ka qenë thelbi i ndryshimeve të 2008-ës. Thelbi ka qenë rajonalizimi. Pse kam qenë për rajonalizimin. PS, një parti e madhe, më e madhja mbetej pa asnjë deputet nga Fushë-Kruja deri në Vermosh. Dhe kjo nuk ishte e drejtë.

Për mua, absolutisht nuk kishte që të ishte i hapur. Kush fiton me garë të hapur në Shqipëri? Në listën time nuk ke gjetur kurrë njerëz të inkriminuar. Ndërsa në atë të Edi Ramës, edhe pa këtë kishte 18 njerëz me precedentë gjen çdo person. I bindur të jesh që po të ishte e hapur fare, do të kishe një ushtri prej tyresh në Parlament. Unë kam borxh të paralajmëroj. Pse po e përdor fasadë-opozitën Edi Rama. Për të shtuar primin në reformën zgjedhore. Që nga themelimi i PD-së, deri sa e dorëzova, listat janë propozuar nga baza.

Asnjë njeri nuk është i përjashtuar nga PD. Lulzim Basha bëri përjashtime të përjetshme. Problemi është këtu, me një opozitë të kapur. Vendi nuk ka opozitë. Si mund të ndërpritej Komisioni Hetimor. Unë kërkoj nga ju që të interesoheni për dosjen Muzin. Është hetuar në një prokurori, ka shkuar në Apel. Dosja Toyota Yaris, u shpik nga Sali Berisha? Absolutisht jo. Që të dyja ja kam thënë atij. Erdhi ambasadori amerikan me dosjen në zyrë.

Dhe jo vetëm më solli dosjen, por i thoshte dhe deputetëve që dosjen e ka Sali Berisha. Prokuroria e Tiranës, e hetonte këtë për larje parash. Unë e pyeta se cila është historia e parave. Më tha që u mblodhën përfaqëses nga SHBA këtu dhe paratë jua dhashë atyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...