Berisha: Rikthimi i Topallit, Murrizit dhe Hajdarit në PD është i merituar

Premte, 06 May 2022 13:49

 

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, komentoi në konferencën për shtyp, sulmin që u bëri Gazment Bardhi disa të rikthyerve në PD.

“Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari nuk u pajtuan me djegien e mandateve. Në Kuvendin e 30 prillit u miratua një rezolutë ku u dënua ky akt dhe përcaktohej se PD kurrë nuk mund të djegë mandatet. Unë mendoj se qoftë Murrizi, qoftë Hajdari meritonin plotësisht vendet e tyre në PD për qëndrimet që ata mbajtën.

E njëjta gjë edhe me Jozefina Topallin, e cila së bashku me Imamin, Patozin dhe të tjerë, me një pusi të shëmtuar politike, u asgjësuan si politikanë në PD. Me pusinë që u bëri Basha, u dha atyre të drejtën e Zotit që të ndërmarrin çdo akt kundër tij. Basha i bëri ata të paqenë, vetëm pse i bënin hije atij.

 

Ai kthim ishte jo vetëm i vonuar, por edhe i merituar. Ju e patë sa mirë i priti audienca e demokratëve. Për kohën që ata ishin, ata qëndruan opozitë e vërtetë në PD në çdo rrethanë.

Reformën zgjedhore e futi në kaos Lulzim Basha. Ai humbi çdo marrëveshje me Edi Ramën. Nëse je i tillë, atëherë pse vazhdon me marrëveshje? Unë nuk fajësoj Rudinën, por fajësoj Bashën. Rudina ishte një deputete, PD është një forcë politike me muskuj. A i tregoi ajo muskujt Edi Ramës? Asnjëherë,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...