Presidenti i Republikes dekoron deputetin e Parlamentit Rumun Bogdan-Alin Stoica

Premte, 06 May 2022 14:12

🇦🇱🤝🏻🇷🇴 Me mirënjohje për mbështetjen e palodhur dhe promovimin e vazhdueshëm të vlerave më të mira të kulturës, historisë dhe traditave të shqiptarëve në Rumani, si dhe për ndihmesën e vyer në drejtim të ruajtjes së gjuhës shqipe dhe identitetit tonë kombëtar çmova sot me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, deputetin e Parlamentit të Rumanisë, mikun e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, Bogdan-Alin Stoica.
Shumë aktiv edhe në promovimin e marrëdhënieve tradicionale të miqësisë, bashkëpunimit dhe njohjes së ndërsjellë midis popullit rumun dhe atij shqiptar, e pakursyer ka qenë mbështetja e dhënë prej tij edhe nëpërmjet Shoqatës Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë (ALAR), objektivi i së cilës është përfaqësimi i interesave të pakicës shqiptare.
Rumania ka qenë një vatër e ngrohtë dhe shumë e rëndësishme politike e kulturore për patriotët dhe rilindasit kombëtarë, që punuan me përkushtim për Pavarësinë e Shqipërisë.
Mbështetur mbi veprimtarinë frymëzuese të personaliteteve si Bogdan-Alin Stoica dhe mbi këto themele të forta të miqësisë tradicionale mes dy popujve tanë, të inkurajojmë më tej thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat mes Shqipërisë dhe Rumanisë, që kanë një potencial të jashtëzakonshëm për t’u zhvilluar dhe pasuruar më tej në të ardhmen.

Modifikuar më Premte, 06 May 2022 14:20
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams Ă«shtĂ« paditur pĂ«r tĂ« paktĂ«n njĂ« akuzĂ« penale dhe Ă«shtĂ« vĂ«nĂ« nĂ«n hetim federal. Adams do t'i dorĂ«zohet autoriteteve nĂ« fillim tĂ« javĂ«s sĂ« ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar nĂ« edicionin e pasdites nĂ« SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca pĂ«r tĂ« folur pĂ«r shpĂ«rqĂ«ndrimin qĂ« po i bĂ«n Rama shqiptarĂ«ve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve qĂ«...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...