Berisha: Basha dhe Bardhi groposën hetimin për zgjedhjet prej vrasjes në Elbasan

Premte, 06 May 2022 16:08

 

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, deklaroi në konferencën për shtyp se Lulzim Basha tradhtoi demokratët pas 25 prillit.

“Nëse Lulzim Basha nuk do ishte ai që është, më datë 27 prill ai do mbushte sheshet. Nëse një opozitë kishte fakte madhore për të mbushur sheshet dhe të thoshte se nuk i njeh zgjedhjet, kjo ishte,” tha Berisha.

Sipas tij, opozita ka treguar se mund të faktojë manipulimet zgjedhore, duke sjellë rastin e vitit 2001, kur ndaj Fatos Nanos u vendosën sanksione nga Perëndimi.

Më tej, Berisha tha se Berisha dhe Gazment Bardhi groposën komisionin hetimor parlamentar për zgjedhjet e 25 prillit.

“Akoma më e turpshme është shuarja e komisionit të hetimit të zgjedhjeve. U krijua komisioni. A e dini kur u shua? Kur u kërkua që në axhendë të hetohej Elbasani. Gjëja më normale, se aty u vra një njeri. Aty u gropos komisioni me urdhër të Bashës dhe përgjegjësi direkt ka Gaz Bardhi me Taulant Balla. Aty ndodhi vrasja e një mjeku, një militanti. Ai nuk ishte kurrë për t’u vrarë. E sheh se ku janë këta?” theksoi Berisha.

“Prokurorin që gënjeu se nuk kishte materiale zgjedhore në makinën e militantit të Taulant Ballës, e sollën prokuror në SPAK. Ra paqja mes tyre”, tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...