Këshilli Kombëtar i PD miraton rezolutën, Bylykbashi: Mandatohet Komisioni i Rithemelimit

Premte, 06 May 2022 18:39

 

Këshilli Kombëtar i PD miratoi rezolutën për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Projektrezoluta u lexua nga deputeti dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD, Oerd Bylykbashi.

 

Rezoluta parashikon mandatimin e Komisionit të Përkohshëm të Themelimit të PD të caktojë përfaqësuesit për gjetjen e një qëndrimi të përbashkët me partitë e tjera opozitare në procesin e zgjedhjes së presidentit në Kuvendin e Shqipërisë

"Këshilli Kombëtar me këtë rezolutë vendos, PD do të shprehë vullnetin e saj për zgjedhjen e Presidentit me votën e deputetëve të grupit të saj parlamentar, pa u bërë pjesë e farsave të mazhorancës socialiste. Mandatohet Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD të caktojë përfaqësuesit për gjetjen e një qëndrimi të përbashkët me partitë e tjera opozitare në procesin e zgjedhjes së presidentit në Kuvendin e Shqipërisë.

 

Në rast se në procesin politik dhe parlamentar të gjetjes së kandidaturave krijohen kushte për konsensus për votimin e presidentit nga kandidatë të propozuar nga opozita, mandatohen përfaqësuesit e PD që bashkërisht me përfaqësuesit e tjerë të partive opozitare, të propozojnë kandidatë në raundet e përcaktuara nga Kushtetuta.

Çdo alternativë që mundëson zgjedhjen e presidentit me votat e PS, apo konsensus politik të vërtetë, do të refuzohet me votë nëe Kuvend. Grupi Parlamentar i PD, siguron zbatimin e qëndrimit politik të PD, të përcaktuar në këtë rezulotë. Çdo qëndrim që bie ndesh me këtë rezultë detyruese dhe tagrat përfaqësuese politike të rrjedhura nga vendimet e organeve përfaqësuese të PD, nuk përfaqësojnë PD-në në procesin e zgjedhjes së Presidentit".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...