208 anëtarë votojnë për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD

Premte, 06 May 2022 19:12

 

Me votë të fshehtë, 208 anëtarët e Këshillit Kombëtar po votojnë në këto momente për të zgjedhur kryetarin e këtij forumi drejtues, më i rëndësishmi pas Kuvendit Kombëtar.

Dy janë kandidatët në garë, deputeti dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Edi Paloka si dhe ish-deputetja e pedagogia, Eleina Qirici.

Anëtarët e Këshillit Kombëtar miratuan në unanimitet rezolutën për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, duke mandatuar Komisionin e Rithemelimit për caktimin e përfaqësuesve për gjetjen e një qëndrimi të përbashkët me partitë e tjera politike.

Oerd Bylykbashi lexoi draftrezolutën duke theksuar se PD nuk do të bëhet pjesë e farsës së Edi Ramës, por nëse do të krijohen kushtet për konsensus, përfaqësuesit e PD dhe partitë aleate do punojnë për gjetjen e kandidaturave të përbashkëta.

"Çdo alternativë që mundëson zgjedhjen e Presidentit me votat e PS, apo konsensus politik të vërtetë, do të refuzohet me votë në Kuvend. Grupi Parlamentar i PD, siguron zbatimin e qëndrimit politik të PD, të përcaktuar në këtë rezulotë. Çdo qëndrim që bie ndesh me këtë rezolutë detyruese dhe tagrat përfaqësuese politike të rrjedhura nga vendimet e organeve përfaqësuese të PD, nuk përfaqësojnë PD-në në procesin e zgjedhjes së Presidentit", thuhet në rezolutën e PD

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...