‘Vodhën shtëpinë e Benzema’/ Ja zyrtari i arrestuar i PS, si e mbrojtën pas denoncimit të Berishës

Saturday, 07 May 2022 12:59

 

Ky është Alfred Prodani, 41-vjeçari i arrestuar sot nga Policia e Lezhës për llogari të Spanjës.

Prodani është drejtor i Ujësjellësit të Kurbinit, ndërsa ishte në kërkim ndërkombëtar që në vitin 2013 nga Spanja me akuzën për vjedhje. Në mënyrë skandaloze, ai vazhdonte detyrën në Kurbin, edhe pse ishte denoncuar që në vitin 2019 nga lideri historik demokrat, Sali Berisha.

 

Ky i fundit e bëri denoncimin në mars të vitit 2019. Në mesazhin e dërguar nga qytetari dixhital, thuhej se Prodani dhe një tjetër drejtor i PS-së në Laç, kanë vjedhur shtëpinë e futbollistit të njohur të Realit të Madridit, Karim Benzema.

 

“Përshëndetje z. Berisha, jam një qytetar nga Laçi. Ma pyet pak kryeministrin ku ndodhen dy drejtorët, njëri prej të cilëve i Ujësjellësit, apo janë në burg në Spanjë, ku akuzohen për vjedhjen e shtëpisë së futbollistit të Real Madridit, Benzema,” thuhej në mesazh.

 

Mediat pranë qeverisë reaguan duke publikuar një reagim nga Prodani, i cili thotë se kjo nuk është e vërtetë.

Për mediat e Edi Ramës, Prodani e nxori blof Berishën.

Por sot, pas 9 vitesh në kërkim ndërkombëtar, teksa drejtonte i qetë një institucion shtetëror, Prodani ka rënë në pranga

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...