Zgjedhjet në PD ‘trazojnë’ Ramën: PS tani flet për garë të brendshme

Saturday, 07 May 2022 13:04

 

Prej muajsh, Partia Demokratike i është nënshtruar një procesi të jashtëzakonshëm votimesh të brendshme.

Nuk ka ndodhur në historinë politike të Shqipërisë që një parti të zhvillojë kaq shumë zgjedhje. Për herë të parë, vota është vendosur në themelet e partisë.

 

Por teksa PD po lëviz me shpejtësi drejt ndryshimeve të brendshme, kjo gjë ka provokuar lëvizje edhe në krahun e kundërt.

 

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot asamblenë e PS. Ndryshe nga herët e tjera kur fjalimet e tij patetike nuk përfshinin askund fjalët: konkurrencë e brendshme, garë e votim, këtë herë është ndryshe.

 

Rama ka kërkuar garë të vërtetë brenda në PS. Ai deklaroi se anëtarët e Asamblesë së PS mund të propozojnë kandidatë për kryetarë të degëve të PS-së në gjithë Shqipërinë.

Sipas Ramës në këtë garë mund të marrin pjesë persona edhe nga jashtë forumit të Asamblesë Kombëtare, por nuk përjashtohen dhe vetë anëtarët e kësaj strukture për të garuar.

“Procesi duhet të jetë i vërtetë dhe i përpiktë. Prandaj duhet të shmanget çdo lloj formalizmi në këtë aspekt. Në këtë proces na duhet një zgjedhje që të garantojë një transformim të PS-së, që është i domosdoshëm për të garantuar vazhdimësinë e PS-së si forcë qeverisëse,” tha Rama

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...