Pse Edi Rama po bën 'lojë luftash' me SPAK për Dvoranin

Saturday, 07 May 2022 17:20

 

Ka shumë arsye që SPAK të hetojë dhe madje të ndëshkojë Ardian Dvoranin. Një denoncim i rëndë u bë sot nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. Disa denoncime të tjera të forta janë bërë nga lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.

Juristët e presidencës kanë dorëzuar në SPAK një dosje voluminoze dhe të kopsitur kundër tij.

 
Por nëse mendoni se se sulmi i sotëm i Edi Ramës ndaj SPAK për Ardian Dvoranin lidhet me faktin se hetuesit e posaçëm kanë nisur të lëvizin ndaj tij, gaboheni rëndë.

 

Asgjë nuk ka lëvizur në këtë drejtim, edhe pse fjalimi i Ramës mund të jetë keqkuptuar. Bëhet fjalë për çështjen e depozituar ndaj Dvoranit shumë kohë më parë, por që është rrëzuar. Rama tha se ishte penguar karriera e Dvoranit, por ky është mashtrim pasi Dvorani vazhdon karrierën e tij, madje ka aplikuar për t'u bërë gjyqtar i Kushtetueses.

 

Atëherë pse Edi Rama bëri këtë 'lojë luftash' me SPAK?

Sepse i duhet sërish të tregojë se SPAK po punon dhe nuk po godet me selektivitet ata që i dërgon Rama në 'pjatë'.

E dyta, sepse duhet të tregojë se karriera e Dvoranit, që më së paku duhej ndërprerë me kohë, duhet të vazhdojë fuqishëm.

Shfaqja e sotme e Ramës ishte një taktikë e ndyrë për të vazhduar me skemën e përhapur edhe nga disa të huaj, se edhe pse jemi vendi më i korruptuar në botë, vetëm Edi Rama mund ta pastrojë këtë korrupsion.

Kaq është e gjitha. Mirëpo asnjë sistem kaq i kapur dhe i korruptuar nuk shembet pa hequr kokën.

Të tjerat janë për propagandë publike

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...