Vdekja misterioze e Ilvi Metës, Berisha nga protesta para kryeministrisë: Vrasje shtetërore

Saturday, 07 May 2022 20:42

 

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga protesta para kryeministrisë pas vdekjes misterioze të të riut Ilvi Meta në komisariatin e Kavajës se kemi të bëjmë me një vrasje shtetërore.

“Protestë për vdekjen e të rinjve në qelitë e narkokomisariateve të narkopolicisë shqiptare. Në Shqipëri është një seri tragjike të rinjsh të cilët hyjnë në qeli të shoqëruar dhe dalin prej tyre me arkivol.
Rasti i fundit i Ilvi metës në Kavajë është një rast tragjik që dëshmon fytyrën e vërtetë të narkoshtetit shqiptar.

U shoqërua në polici, brenda disa orëve del nga komisariati me arkivol. Asnjë nga përgjegjësit kryesorë të narkoshtetit nuk ka shqipëruar një fjalë të vetme për vdekjen e një të riu.”-tha Berisha.

Më tej lideri i Partisë Demokratike tha se ky është morali i bandës në pushtet që rrezaton në të gjitha institucionet.

“Ju garantoj se shkaku më themelor i kësaj, këtyre vdekjeve, vrasjeve apo vetëvrasjeve në qeli, në dy rrethanat janë shtetërore, nuk mund të ndodhë sipas ligjeve as vetëvrasje në qeli.

Shkak kryesor është rekrutimi në Policinë e Shtetit i pengmarrësve, trafikantëve, përdhunuesve, grabitësve dhe vrasësve ordinerë.

Ata kanë moralin e qeveritarëve, narkoqeveritarëve të sotëm. Në këto qeli përshtaten praktika, qëndrime çnjerëzore të papranueshme për një vend të lirë.

Vrasje shtetërore me qëllim apo pa qëllim.

Një gjë është e sigurtë, se një i shoqëruar dhe i ndaluar në zbatim të ligjit, ligjeve të institucionit, nuk mundet të vrasë veten, as të vritet apo të mbytet.

Organizuam këtë protestë të heshtur për tëtërhequr vëmendjen e qytetarëve shqiptarë për këtë situatë demokratike në rrafshin e të drejtave dhe lirive në Shqipëri.

Treguesi më i dhimshëm. Shkelja e të drejtave në këtë vend është universale. Kjo lidhet me një fakt, siç kanë faktuar dokumentat zyrtare, në një aferë, janë me dhjetër afera të tjera.

Kjo qeveri funksionon si një organizatë kriminale që plaçkit qytetarët. ”-tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...