'Qeveria organizatë kriminale'/ Berisha: Nisim protestat kundër vjedhjes së pronave publike

Saturday, 07 May 2022 20:46

 

Lideri historik i PD, Sali Berisha paralajmëroi nisjen e protestave popullore kundër vjedhjes së pronave publike.

Berisha tha se bashkëshorti i ministres Olta Xhaçka është shpallur investitor strategjik, ndërsa shtoi se edhe Butrinti i është dhënë vëllait të Damian Gjiknurit.

 

PD, tha Berisha, do të qëndrojë në mbrojtje të interesit të qytetarëve në Parlament dhe në rrugë.

 

"Shumë shpejt do të fillojë protesta kundër vjedhjeve të pronave publike dhe ju do ta shihni. Po e paralajmëroj tani. Kundër vjedhjeve të pronave publike sepse kemi të bëjmë me një organizatë kriminale. Ju e morët vesh që bashkëshorti i zonjës Xhaçka shpallet subjekt i rëndësisë strategjike.

 

Datën e protestës do të merrni vesh të parët ju, por protesta do të fillojë. Në Butrint së paku del Gjiknuri, i vëllai i tij. Ne do të qëndrojmë në mbrojtje të interesave dhe të drejtave të qytetarëve në Parlament, në rrugë", u shpreh Berisha.

Deklaratën Berisha e bëri gjatë homazheve përpara Kryeministrisë për 31-vjeçarin që humbi jetën brenda komisariatit të Kavajës, Ilvi Meta

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...