Jamie Shea: BE-ja e ka kuptuar gabimin e bërë me Ballkanin

Diel, 08 May 2022 12:57

 

Zëdhënësi i NATO-s gjatë bombardimit të makinerisë serbe për parandalimin e masakrave në Kosovë, Jamie Shea, ka folur rreth agresionit rus në Ukrainë dhe ndikimit të saj në rajonin e Ballkanit.

Shea së fundi ka dhënë një intervistë për median kroat, index.hr, ku ka ka pohuar se Bashkimi Europian duhet të lëvizë më shpejt në rajonin e Ballkanit Perëndimor pas ngjarjeve të fundit në Ukrainë.

 

‘Bashkimi Europian më në fund e ka kuptuar se kjo është një temë e rëndësishme. Politika e kaluar ishte e keqe, ku e vuri gjithë përgjegjësinë për anëtarësim në kurrizin e vendeve të rajonit. BE-ja duhej të ndihmonte më shumë dhe të ishte më aktive për të ndihmuar transformimin e rajonit’, tha ish-zyrtari i aleancës më të madhe ushtarake në botë.

 

Ai deklaroi se Perëndimi tashmë po shihet se ka shtuar interesimin për rajonin duke iu referuar takimit mes kryeministrit të Kosovës dhe presidentit serb me kancelarin gjerman në Berlin.

 

‘Tani kemi sërish shumë aktivitete, shohim se kancelari gjerman, Olaf Scholz organizoi një takim mes presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock pati një turne të madh në rajon. I dërguari i SHBA-së, Gabriel Escobar është gjithashtu aktiv. Perëndimi tregon sërish se Ballkani është i rëndësishëm për të’, deklaroi 68-vjeçari.

Ai pohoi se BE-ja duhet të ketë një qasje më fleksibile, veçanërisht me vendet kandidate për anëtarësim në union.

‘Bashkimi Europian duhet të zhvillojë një qasje më fleksibile dhe t’u sigurojë vendeve kandidate disa përfitime nga anëtarësimi, veçanërisht në aspektin ekonomik. Disa në Bruksel mendojnë se është e nevojshme të ndryshohen traktatet bazë të BE-së, gjë që nuk është asnjëherë e lehtë, por çështja është se po kërkohet një zgjidhje e re’, përfundoi Shea.

Jamie Shea ka qenë nëpunës civil dhe anëtar i Stafit Ndërkombëtar të NATO-s për 38 vjet, kohë gjatë së cilës ka mbajtur një sërë postesh të larta në një gamë të gjerë fushash, duke përfshirë marrëdhëniet me jashtë, shtypin dhe median, si dhe politikat e planifikimit.

Aktualisht është anëtar i Grupit të Këshilltarëve Strategjikë të Komandës së Operacioneve Speciale të NATO-s në SHAPE në Belgjikë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...