Grevistët në inceneratorin e Fierit: Shteti të na japë paratë, gjakun tonë, djersën tonë!

Hënë, 09 May 2022 09:17

 

“Na keni respektuar që ngrini zërin tonë – tha njeri nga punonjësit e inceneratorit të Fierit, që është hedhur sot bashkë me kolegët në një protestë ku kërkojnë të paguhet për katër muaj e fundit, që nuk ua kanë dhënë. – Kemi gati 5 muaj që nuk marrim pagat. Nuk është e nevojshme të na vijnë sot këtu, as qeveria, askush, se Edi Rama i ka bërë të gjitha online. Të shtypë butonin dhe të na japë paratë, se Zoti i kësaj pune është ai.

Shiheni tabelën atje, çfarë lexon. Unë jam prej 6 vitesh roje këtu, kemi lënë kockat këtu, të gjithë ne kemi punuar. Të na japin paratë, lekët tona po kërkojmë. Kemi kredi nëpër banka, fëmijë nëpër shkolla, nuk kemi ku t’i gjejmë paratë. Është e qartë se kush Zoti këtu, shiko tabelën. Është shteti! I merr nga një xhep, i çon në xhepin tjetër! Ndërrohen administratorët?! Ç’na duhet ne! Le të na japin paratë, të na japin gjakun tonë, djersën tonë”.

 

Një tjetër punonjës tha për mediat:

 

“Kemi qira, ujë , drita për të paguar. Vijnë tek porta dhe na kërkojmë lekët e ujit dhe të dritave. Çmimet janë ngritur të gjitha, ka shkuar një kg vaj, 4-mijë lekë. Ne do të rrimë këtu tek porta, le të presin makinat derisa të na zgjidhet kjo çështje që ne kemi. Ta zgjidhë, të bëjë ç’të dojë shteti.”

Image

Punëtorët e inceneratorit të Fierit janë hedhur sërish në protestë sot, sepse kanë katër muaj pa marrë rrogat dhe tashmë kanë hyrë në muajin e pestë. Gazetari Xhemil Beharaj, duke sjellë pamjet nga vendngjarja, njoftoi se punonjësit kanë bllokuar portën kryesore dhe pesë automjete me mbeturina urbane kanë mbetur jashtë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...