'Mjaft më, 4 muaj pa rroga': Punonjësit e inceneratorit të Fierit bllokojnë shkarkimin e mbetjeve

Hënë, 09 May 2022 09:18

 

Punëtorët e inceneratorit të Fierit janë hedhur sërish në protestë sot, sepse kanë katër muaj pa marrë rrogat dhe tashmë kanë hyrë në muajin e pestë.

Gazetari Xhemil Beharaj, duke sjellë pamjet nga vendngjarja, njoftoi se punonjësit kanë bllokuar portën kryesore dhe pesë automjete me mbeturina urbane kanë mbetur jashtë.

“Nuk do të lejojmë asnjë makinë të shkarkohet tek “gropat” pa ardhur e pa negociuar me ne se çfarë do të bëhet me pagat tona”, thonë ata.

Në këtë incenerator sillen mbeturinat e katër bashkive: Fier, Lushnjë, Patos dhe Roskovec. Tri nga pesë makinat me mbeturina që kanë mbetur pa u shkarkuar janë të bashkisë së Lushnjës

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...