‘Jo president politik’/ Mesila Doda kundër Alibeajt: Ka plot kandidatë

Hënë, 09 May 2022 15:54

 

Deputetja e PDIU-së Mesila Doda ka dalë kundër draft propozimeve të Enkelejd Alibeaj dhe thotë se askush nuk mund të paragjykojë e të përjashtojë politikën nga Presidenca.

Doda shkruan se Kushtetuta shprehet qartë që Presidenti si kreu i shtetit dhe përfaqësuesi i unitetit të popullit duhet të marrë mbështetjen e shumicës së cilësuar dhe është e detyrueshme të kërkohet konsensusi në parlament.

 

Ajo deklaron se nëse ka një post për exellencë, ku nevojitet një person politik është ai i presidentit.

 

Reagimi i plotë i Mesila Dodës:

 

U njoha nga mediat mbi draftin e përgatitur nga z. Alibeaj e besoj që në draft ka koncepte që i bashkëndajmë.

Së pari, Kushtetuta shprehet qartë që Presidenti si kreu i shtetit dhe përfaqësuesi i unitetit të popullit duhet të marrë mbështetjen e shumicës së cilësuar dhe është e detyrueshme të kërkohet konsensusi në parlament. Së cilat janë formulat e përzgjedhjes mund të diskutohet po është e rëndësishme të theksojmë se konsensusi është i detyrueshëm nga Kushtetuta e jo një opsion për maxhorancën. Përndryshe do kishim vetëm një president si zgjidhje e krizës parlamentare, por jo përfaqësues i unitetit të popullit.

Së dyti, dhe kjo është po ashtu shumë e rëndësishme, nuk e kuptoj se përse kemi tendencën që të përjashtojmë politikën nga presidenca… nëse ka një post për exellencë, ku nevojitet një person politik është ai i presidentit. Askush nuk mund të paragjykojë e të përjashtojë politikën nga Presidenca. Ka midis nesh, nga e majta dhe e djathta, shumë personalitete që e përmbushin përfaqësimin më të gjerë se forcat e tyre politike. Duhet të respektojmë profesionin tonë dhe të pranojmë që ka mes nesh personalitete që meritojnë besim dhe respekt, prerogativa të cilat posti i Presidentit i ka të detyrueshme.

Mbetem e mendimit për një president që vjen nga politika dhe është i pranueshëm për të gjitha palët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...