Rritja e çmimeve, Berisha: Preken të varfrit më shumë, bordet si ‘shushunja’

Tuesday, 10 May 2022 17:15

 

Lideri historik i PD-së, Sali Berisha ka ngritur shqetësimin për e çmimeve të ushqimeve dhe transportit. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se bordet e vendosura nga qeveria janë si mburoje te vetes dhe oligarkëve.

Berisha thotë se më të ekspozuarit përballë rritjes së çmimeve janë shtresat e varfra të cilat shpenzojnë më shumë se 50% të buxhetit të tyre në këto produkte dhe shërbime.

Sipas tij, qeveria ne vend të indeksojë dhe kompensojë rritjen e çmimeve ka vendosur bordet, apo siç i quan ai ‘shushunja’.

 

‘Rritje alarmante e çmimeve te ushqimeve dhe transportit. Ne prill çmimet e ushqimeve dhe shërbimeve baze u rriten nga 10 -22 përlind ne Shqipëri!

 

Bordet apo shushunjat e qeverise kontribuojnë me veprimtarinë e tyre ne rritjen e çmimeve dhe përligjen e saj.

Më të ekspozuarit përballë rritjes së çmimeve janë shtresat e varfra të cilat shpenzojnë më shumë se 50% të buxhetit të tyre në këto produkte dhe shërbime.

Qeveria ne vend se indeksoje dhe kompensoje çdo qindarke për rritjen e çmimeve ka vendosur bordet si mburoje te vetes dhe oligarkëve, te cilat te blera nga oligarkët vetëm përligjin rritjen e papërmbajtur te çmimeve’, shkruan Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...