Berisha: Kriteret e Alibeaj synojnë të zgjedhin presidentin që do Rama! Po e trajton si çështje familjare

Tuesday, 10 May 2022 20:59

 

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit, ku ka trajtuar edhe çështjen e presidentit.

Sipas Berishës, posti i presidentit është qartësisht një post politik dhe se kriteret e deputetit Alibeaj kanë si synim zgjedhjen e presidentit që do Rama.

 

Berisha theksoi se më e hidhura në këtë proces është fakti se Rama po e trajton këtë çështje si familjare.

 

Berisha: Sigurisht që përfishet i gjithe spektri opozitar. Të imagjinosh një president jo politik është një absurditet pasi posti i presidentit është qartësisht politik. Vërtetë nuk është post ekzekutiv por kjo nuk do të thotë se nuk është politik. Çdo kriter tjetër kundër këtij kriteri është i gabuar, i stisur dhe no sens, por nëse e keni fjalën për kriteret se si i vlerëson kriteret e deputeti Alibeaj, ka një deklaratë të PD-së janë të gjitha të dala nga zyra e Ballës apo Ramës dhe ska asnjë synim tjetër vetëm të zgjedhë presidentin që do Rama.

 

Ju e keni vënë re se si procesi më serioz i një vendi dhe për një shtet u katandis në një proces familjar. Në njërën anë Batoni që është zëdhënësi më autentik i Ramës, thotë se si Linda Basha nuk ka kandidatë tjetër, Rama u thotë deputetëve të vetë se emri im është më i propozuari nga ju, edhe pse e kanë propozuar apo jo këtë smund ta marim dot vesh. Por më e rënda dhe e hidhur është se po trajtohet si një çështje familjare. Familjare nuk është trajtuar asnjëherë, ka ndodhur vetëm në Argjentinë njëherë por aty ka pasur çështje tragjike dhe sbënë me u fut aty

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...