‘Ennio Morricone shqiptar’/ Panariti: Kompozitorit Dizdari në gjendje të rëndë! Presidenti i gatshëm për çdo iniciativë

Tuesday, 10 May 2022 21:06

 

I ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me Armela Ferkon, drejtor i kabinetit te presidentit Meta, Edmond Panariti ka kometuar vizitën e tij në spitalin Shefqet Ndroqi, ku ndodhet në gjendje të rëndë kompozitori Limos Dizdari.

Panariti shpjegoi se presidenti shprehu vullnetin dhe angazhimin e tij për të marrë çdo lloj iniciative nëse do të jetë e nevojshme për shëndetin e kompozitorit dhe se për momentin është duke marrë trajtimin e nevojshëm në spitalin e sëmundjeve pleumonare.

Panariti: Është e natyrshme që presidenti dhe unë pasi kam njohje të vjetër me kompozitorin e shquar Limos Dizdari, të interesoheshim për gjendjen e tij shëndetësore.

 

Presidenti në mënyrë sistematike është interesuar për gjendjen shëndetësore e personaliteteve të ndryshme, duke filluar edhe nga ish-presidenti Nishani për të cilin presidenti ka bërë të gjitha përpjekjet edhe me interes direkt në shtetin gjerman duke iu drejtuar edhe me një letër ndaj homologut të tij për të cilin pati edhe një mobilizim për ti ardhur në ndihmë ish-presidentit Nishani për të përballur gjendjen e tij kritike shëndetësore që për fat të keq është ende kritike. Në këtë optike është e natyrshme që të kishim intersimin e kreut të shtetit për një figurë kaq të rëndësishme të artit dhe muzikës shqiptare sikurse është edhe profesori i nderuar Limos Disdari. Edhe për shkak të njohjes time personale ishta në vizitë në ambjentet e spitalit Shefqet Ndroqi për tu njohur drejpërdrejt me gjendjen shëndetësore të Limos Disdarit.

 

Gjendja mbetet kritike për fat të keq, ndodhet në frymëmarrje të asistuar dhe po merr një trajtim më të mirin e mundshëm për këtë qëllim. Situata mbetet kritike por parametrat bazë jetësore mbeten në gjendje normale.

Presidenti shprehu vullnetin dhe angazhimin e tij për të marë çdo lloj inisiative nëse do të jetë e nevojshme. Tani për tani po merret trajtimi më i mirë i mundshëm. Shpresojmë shumë që profesori i nderuar të shërohet sa më shpejtë dhe ti rikthehet aktivitetit të tij artistik. Për mua ai mbetet një Ennio Morricone i cili spikati në kolonat zanore të filmave më të spikatur të Hollyëood dhe më gjerë. U njësuar dhe profesori Disdari me kolonat zanore më të spikatura të filmave shqiptarë të cilat sot e kësaj dite vazhdojnë të jenë në memorien tonë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...