Berisha: Qeveria e pandershme! Shqiptarët po paguajnë 10 euro për një certifikatë në e-albania

Tuesday, 10 May 2022 21:02

 

Lideri i PD Sali Berisha denoncoi pas mbledhjes me Komisionin e Rithemelimit në selinë blu se qytetarët shqiptarë që nuk kanë akses në internet, po paguajnë 10 euro për të marrë dokumente nga shërbimet e-albania në qendra interneti. Berisha tha se qeveria ju ka vendosur një taksë të pandershme qytetarëve të cilët nuk i kanë të gjithë njësoj mundësitë.

“Denoncoj taksën e re që kjo qeveri ka vendosur mbi shqiptarët nëpërmjet e-albania. Qindra mijëra shqiptarë që nuk kanë internet në shtëpi, nuk kanë celularë smartfon, detyrohen të shkojnë në zyra për të tërhequr dokumentet.

Nëse më parë paguanin 5 euro certifikatën, sot për të kërkuar marrjen e saj në e-albania, paguajnë 10 euro. Kjo është shumë e pandershme.

Në vitin 2012, nëse ju kujtohet, u hapën 1250 pika interneti falas për popullatën, kjo bëri të mundur aksesin në internet tek pothuajse të gjithë, free, pa lekë.

 

Sot që projekti i inauguruar në pranverën e 2013 me 4 shërbime u kompletua pas 9 vitesh, me ritme breshke, sot na rezulton se qytetarët që nuk kanë internet, kompjuter në shtëpi, detyrohen të paguajnë në kancelari 10 euro. Kjo duhet të marrë fund, sepse është një taksë absurde ndaj qytetarëve.

Përveç kësaj, siç kam denoncuar me një qytetar nga Saranda që më informonte se certifikatat e e-albanian-s nuk na i pranojë zyrat konsullore, përveç kësaj, dokumentet prej saj janë pa vulë dhe firmë, gjë që i bën të pavlefshme ato.

Nxitim i madh pas 9 vitesh dështim, e-albanian e ndërtuam me një kompani italiane, filloi instalimi i shërbimeve në të, matura shtetërore, duhet të ishte kompletuar të paktën në fund të 2014.”-tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...