Lidhjet e Ramës me krimin/ Berisha: Ja pse kërkoj heqjen e parashkrimit për kryeministrat

Premte, 13 May 2022 15:53

 

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, sqaroi edhe njëherë se përse kërkon heqjen e parashkrimit për kryeministrat.

“Unë ftova kreun e qeverisë që t’i pëgjigjet thirrjes sime. Këtë e bëj sepse duke qenë pas qindra e mijëra kontrolleve nuk kanë gjetur dot as edhe një shkelje për të provuar shpifjet e tyre për buxhetin e me radhë.

Tani kthehen e thonë se koha kur ka qenë ai kryeministër, ka qenë e parashkruar. Unë kam deklaruar se nuk njoh parashkrim.

 

 

Por nëse ai don dhe dëshiron, jam gati që nesër kjo të funksionojë.

 

Është shumë e drejtë, sepse nuk mund të ketë parashkrim kur kryeministri bëhet kryetar i një organizate kriminale.

Korrupsioni bëhet sistem kur kryeministri vjedh. Prandaj hajde ta sanksionojmë në Kod Penal që kryeministri të mos ketë parashkrim,” tha Berisha.

Berisha tha se Rama, njësoj si Aleksandër Vuçiç është i përfshirë në krimin e organizuar.

“Ju lexuat disa raporte me Vucicin dhe lidhje e tij me Beli Vukun (Ujku i Bardhë), ju garantoj se kapitulli tjetër do të jetë për Edi Ramën, ishte lufta në Ukrainë që pengoi botimin, ai do të shohë dritën e botimit. Jo në një akt urrejtje, por se dosja është e tillë. Në këtë dosje nuk ka bluarje njerëzish si në bandën e Beli Vukut, por ka probleme të tjera të mëdha. Ka probleme sa që e kanë bërë Evropën ta konceptojë Ballkanin e Hapur, si Ballkan të hapur ndaj krimit dhe drogës dhe ta refuzojë këtë nismë”, tha Berisha.

“Raporti që është botuar për Aleksandër Vuçiç dhe lidhjet e tij direkt me Ujkun e Bardhë, është një raport i bazuar në çdo fjalë dhe rresht nga të dhëna të shërbimeve anti-krim të Europës. Mos mendoni kurrë se udhëheqësit evropianë nuk duan zgjerimin e BE-së. E duan, absolutisht. Por problemi i tyre numër një janë pikërisht këto të dhëna për krimin, të cilat i trembin. Nuk është më sekret!”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...