'Apeli' pranoi ankimin e Alibeajt, Berisha: Me ndërhyrjen direkte të Veliajt

Premte, 13 May 2022 15:54

 

Ditë më parë, Gjykata e Apelit në Dhomë Këshillimi ka pranuar ankimimin e Enkelejd Alibeajt ndaj vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen e statutit të 11 dhjetorit. Lidhur me këtë çështje, ka folur sërish ish-kryeministri i vendit Sali Berisha.

Gjatë fjalës së tij në konferencë me gazetarët, Berisha është shprehur se gjyqtarja Blerina Muça, e cila vendosi një gjë të tillë, sipas tij ka shkruar “ligjin në mënyrën më të korruptuar në historinë e drejtësisë”.

 

Berisha akuzoi se kjo është bërë me ndërhyrjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliajt, i cili sipas ish-kryeministrit i ka premtuar një miku se gjyqtarja Blerina Muça do të kalojë vetingun.

 

 

Pyetje: A keni dijeni se në çfarë faze është procesi në Gjykatën e Apelit dhe a pritet që kjo Gjykatë të shpallë vendimin para zgjedhjeve për kryetarin e PD, 22 maj?

 

Sali Berisha: Nuk kam dijeni për ndërhyrjen në Apel, kur të kem, i denoncoj. Unë ato që ju kam thënë ju për famozen Blerina Muç Muçi, e cila ka vendosur standardin më anti-ligjor, ka shkruar ligjin në mënyrën më të korruptuar në historinë e drejtësisë. Ka shkelmuar veten e saj në 2 gjykime të mëparshme, mbi çdo gjykim në bazë të ligjit për ato çështje vetëm e vetëm sepse është peng se e dini ju, Muç Muçi ka qenë simboli i zi i korrupsionit në turin e katharsisit të Fatos Nanos, ka qenë ministër ai. Me ndërhyrjen direke të zonjës dhe Erjon Veliajt që e doni emrin, për shkak se Erion Veliaj e ka mik dhe i ka premtuar që Blerina do të kalojë vetingun, morën një vendim me të cilin duan t’i caktojnë opozitës kryetarin e Partisë Demokratike. Një akt i neveritshëm, godet rëndë pavarësinë e gjyqësorit, tregon se ajo reformë ishte thjesht për të vendosur kontroll mbi gjyqësorin dhe kaq.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...