Analiza/ Deputetët mazokistë të opozitës që “duan” President

Tuesday, 17 May 2022 13:41

 

Çdo deputet i opozitës që vazhdon e merr pjesë në konferencën e kryeatarëve për të diskutuar zgjedhjen e presidentit të ri të republikës, bën as më pak, as më shumë sesa rolin e një bufoni. Sado propozime që të japin, sado gjëra racionale të duken sikur thonë në formë, sado sfida për mungesën e legjitimitetit të kësaj mazhorance të bëjnë, sërish ata duken qesharakë.

 

Në thelb edhe Alibeaj edhe Mediu edhe Duma edhe Gjekmarkaj edhe Tabaku që folën sot gjatë mbledhjes që u transmetua live në të gjitha TV informativë nuk thonin gjëra pa sens. Eshtë normale që nëse kërkon të ketë një kryetar shteti konsensual, ai që ka shumicën e votave t’ia lërë propozimin pakicës. Eshtë gjithashtu logjike që po të duash të ndjekësh këtë rrugë, të pranosh që në tre raundet e para pakica të dalë me një emër dhe në seancat parlamentare të votohet kandidatura e propozuar prej saj.

Por ama edhe të gjithë së bashku edhe veç e veç ata që thoshin këto mendime normale nuk dukeshin aspak seriozë, sepse angazhimi i tyre qe i njëjtë me atë të një çilimiu që do ti ndryshojë mendjen një bande që është nisur të bëjë një mëkat.

Ata dukej sikur talleshin me veten e tyre teksa rrinin e dëgjonin Taulant Ballën tu thoshte se PS po u bënte koncesionin maksimal duke i caktuar datat e raundeve në skaj të afateve ligjore. Ata spiropalizoheshin duke dialoguar me Elisën që u thoshte qenë të përçarë ndaj nuk ishin në gjendje të sillnin dot emra. Ata poshtëroheshin kur Lindita Nikolla kthehej në zanatin e vjetër të zyshës, që kur nuk ka përgjigje për pyetjen e një nxënësi, mbyll para kohe orën e mësimit.

Të gjitha këto ndodhin për një arsye të thjeshtë: sepse mazhoranca e ka ndarë mendjen që do e zgjedhë me votat e veta pesidentin dhe do të peshkojë ndonjë idiot të dobishëm që të hiqet sikur ka ngritur proces.

Këtë e ka treguar Balla kur bën sikur mërzitet se i kanë hequr PS të drejtën e propozimeve, kur këtë idiotsi se beson askush sepse të gjithë e dinë që rilindja ka numrat për të vendosur e vetme.

Këtë e ka afishuar në mënyrë arrogante Rama, duke thënë se “ne i kemi votat”, se bëri shumë mirë që i votoi ndryshimet kushtetuese në 2008, që sot të mos kishim sot krizë, apo duke predikuar se nuk do pranonte asnjë president propozimi i të cilit do mbante emrin e Berishës.

Fillimi i procesit/ Kukullat një përdorimshe të farsës me president

Pra gjithçka është e qartë se kryeministri e ka ndarë mendjen dhe kushdo që merr pjesë në farsën e tij motivohet vetëm nga ndjenja mazokiste e atij që kërkojnë ta tallin me çdo kusht. As pretendimi se ata po marrin pjesë në proces në mënyrë që të ndërgjegjsojnë publikun për manovrat e shëmtuara të shumicës qeveritare nuk qëndron. Sot kujdo, të madhi e të vogli, i kanë mjaftuar 9 vite pushtet të Ramës për të kuptuar se ai do të kapë gjithçka edhe kur nuk i ka votat, e jo më kur ligji ia lejon ta zgjedhë vetë presidentin. Të gjithë e dinë se ai do ta nxjerrë emrin nga mënga në raundin e katërt. Prandaj edhe pjesmarrja në farsë me justifikimin për ta demaskuar atë është një prezence e turpshme. Ç’do deputet i opozitës që vijon e merr pjesë në këtë estradë nuk është më shumë sesa një klloun.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...