Elon Musk ‘gozhdon’ Joe Biden: SHBA mund të përfundojë si Venezuela

Tuesday, 17 May 2022 14:36

 

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, kritikoi ashpër presidentin amerikan, Joe Biden, duke paralajmëruar se nëse qeveria e tij vazhdon të printojë kartëmonedha, inflacioni do të përkeqësohet dhe SHBA mund të ndjekë rrugën e Venezuelës.

Musk, që thotë se ka votuar vazhdimisht për demokratët, sugjeroi se Biden është si një kostum bosh.

“Presidenti i vërtetë është ai që kontrollon teleprompterin e tij,” tha shefi i kompanisë Tesla. “Rruga drejt pushtetit është rruga drejt teleprompterit”.

“Më duket se nëse dikush do të mbështetej aksidentalisht në teleprompter, atëherë ai do lexonte çfarëdo që i shkruhet,” tha Musk.

 

“Kjo administratë nuk i kryen punët. Administrata e Trump, duke lënë mënjanë Trump, ishte shumë njerëz në administratë që ishin efektivë në kryerjen e gjërave”.

Musk u ndal gjatë te çështja e inflacionit, që ka arritur nivelin më të lartë prej 40 vitesh.

“Nëse qeveria hedh në qarkullim shuma masive parash dhe deficiti nuk ka rëndësi, atëherë pse të mos e bëjmë deficitin 100 herë më të madh? Përgjigjia është: nuk mundeni se në thelb do e ktheni dollarin në diçka të pavlerë”.

“Vende të ndryshme e kanë provuar këtë eksperiment disa herë. A e keni parë Venezuelën? Ata njerëz të varfër në Venezuelë janë katandisur në atë gjendje për shkak të qeverisë së tyre”.

Inflacioni në Venezuelë arriti në nivelin e 65 mijë përqind në vitin 2018. Spiralja ekonomike nisi me kontrollin e çmimeve nga qeveria dhe rënien e çmimeve të naftës. Qeveria nisi të shtypë para për t’ia dalë mbanë, por çmimet u rritën në qiell, papunësia u shtua dhe Prodhimi i Përgjithshëm Bruto u shemb.

“Pra është e qartë se nuk mundesh thjesht të krijosh para,” tha Musk

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...