'Po të mos ishim ngritur, do ishim lolo të qeverisë'/ Berisha: Shembulli tipik, marrëdhëniet Rama-Alibasha

Tuesday, 17 May 2022 20:47

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ironizuar nga Durrësi, ku takoi demokratët në kuadër të zgjedhjeve për kryetarin e PD, bashkëpunimin mes Enkelejd Alibeajt dhe Edi Ramës, zgjatim i raporteve Rama-Basha.

Po të mos ishin ngritur demokratët, tha Berisha, opozita sot do të ishte kukull dhe lolo në duart e qeverisë.

"U shpreha që revolucioni nuk ndalet më dhe koha e provoi. Sot ja ku jemi, opozitë e vërtetë e Shqipërisë. Nëse nuk do të ngriheshim do të ishim një lolo. Vegël e një qeverie. Shembullin po e shihni në marrëdhëniet Rama-Alibasha.

Nëse arritëm sot në këtë stad, mbi 40 mijë anëtarë dhe anëtare të PD, të vendosur për rikthyer në partinë tonë vlerat më të mira.

Si e arritëm këtë? Ne po rrokulliseshim pas disfatës së pësuar pas 25 prillit. Ne moralisht po lëngonim në atmosferën e asaj disfate. Ne e arritëm se secili prej jush morën një vendim: Ndal, nuk ecët më kështu. Nuk pranohet kjo gjendje. Kjo ndodhi. Sot ja ku jemi, të vërtetë”, tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...