Berisha: Establishmenti po dridhet! SPAK është bërë si Komiteti Qendror

Tuesday, 17 May 2022 20:49

 

Nga Durrësi ku takoi demokratët në kuadër të zgjedhjeve për kryetarin e PD, Sali Berisha u shpreh se forca dhe energjia e demokratëve ka bërë që të dridhet establishmenti.

Berisha e krahasoi SPAK-un me Komitetin Qendror të Partisë së Punës.

Ish-kryeministri tha gjithashtu se pa lëvizjen e demokratëve, opozita sot do të ishte një kukull dhe lolo në duart e qeverisë, siç janë marrëdhëniet Rama-Alibashs sot, shtoi Berisha.

 

 

"Nëse kthemi pak muaj më parë, kam deklaruar dhe deklaroj edhe sot se kjo lëvizje është e pandalshme, nuk ndalet. Kisha shprehur se ky revolucion nuk ndalet më dhe koha provoi se kjo nuk u ndal dhe sot ja ku jemi, opozitë e vërtetë e Shqipërisë. Do të ishim në rast se nuk do të ngriheshim thjeshtë një kukull, një lolo, një vegël në duart e një qeverie. Shembullin tipik po e shihni këto ditë në marrëdhënien Rama-Alibasha, më tipike. Por në rast se ne arritëm sot në këtë stad, mbi 40 mijë anëtarë dhe anëtarë të Partisë Demokratike në këmbë, të vendosur për të rikthyer në partinë tonë vlerat më të mira konservatore, tradicionale, arbënore, universale. Si e arritëm ne këtë? Të gjithë ne po rrokulliseshim pas disfatës që pësuam në zgjedhjet e 25 prillit, të gjithë ne moralisht po lëngonim në atmosferën e asaj disfate. Por ne arritëm sepse secili prej jush mori një vendim: Ndal, nuk ecet më kështu! Nuk mund të pranojmë më këtë gjendje! Mjaft është mjaft, duhet të rikthehemi! Dhe kjo ndodhi dhe sot ja ku jemi, të vërtetë shumë, të fuqishëm, të qartë, në një kohë të shkurtër establishmenti po dridhet. E keni konstatuar ju vetë disa herë më shumë se në diktaturë çdo ditë është bërë për Partinë Socialiste, kreun e saj, udhëheqjen e saj, prokuroria speciale është bërë më i dashur se Komiteti Qendror. A është kështu apo jo?", u shpreh Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...