Berisha: Jemi mbi 40 mijë në këmbë! Rikthimi im është si i Steve Jobs

Tuesday, 17 May 2022 20:51

 

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, përsëriti dy mesazhe në Durrës: Ai tha se duhet ndryshuar edhe mentaliteti i shoqërisë, njësoj siç ndryshoi edhe Partia Demokratike.

Disa herë, Berisha tha se janë mbi 40 mijë demokratë të vendosur, ndërsa rikthimin e tij e krahasoi me atë të Steve Jobs.

“Unë shoh kudo shqiptarë të vendosur. Mos harroni se jemi 40 mijë. Në këmbë. Kaluam të gjitha këto vështirësi.

 

 

Edi Rama tallet, ka gjetur një kukull opozitë që merret me ta, por shpirtin nuk e ka të qetë.

 

Vendi ka opozitë të vërtetë tani.

Më duhet t’i them: PD e vërtetë dhe në këmbë e ka mundur tre herë dhe do të mundë në çdo garë. Je i pashpresë.

Tani i them, kthimi im është si kthimi i Steve Jobs. Atë që pas një serie pabesirash, e nxorën në rrugë, por ai me iPod, iPad, ndryshoi botën.

Ne do ndryshojmë Shqipërinë.

Ndaj ju ftoj të votoni më 22 maj.

Mos harroni se më 22 maj ka dy procese. Ai për kryetarin e PD dhe një tjetër për presidentin kukull,” tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...