‘Janë cënuar tre parimet e demokracisë dhe të shtetit të së drejtës në Shqipëri', Meta takon drejtoreshën e ‘Open Gov Hub Washington DC’

E mërkurë, 18 May 2022 15:29

 

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim Nada Zohdy, drejtoren e “Open Gov Hub Washington DC”.

“Open Gov Hub Washington DC” një nga qendrat më të rëndësishme që promovon në botë transparencën, llogaridhënien dhe pjesëmarrjen qytetare. Gjatë fjalës së tij Meta shprehu shqetësimin në lidhje me cënimin e tre parimeve të rëndësishme të demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.

 

“I shpreha shqetësimin për gjendjen shumë të rëndë, veçanërisht në vitet e fundit, që ka prodhuar cenimi i këtyre tre parimeve të rëndësishme të demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri. Theksova se rikthimi i sistemit të llogaridhënies në çdo nivel, transparenca e nevojshme e administratës publike dhe dëgjimi i zërit të qytetarëve janë nevojë jetike për të rikthyer vendin në shinat e demokracisë.”, pohon Meta.

 

 

MESAZHI I METES

 

Kënaqësi të takoja sot znj.Nada Zohdy, drejtoren e “Open Gov Hub Washington DC”, një nga qendrat më të rëndësishme që promovon në botë transparencën, llogaridhënien dhe pjesëmarrjen qytetare.

Në bisedën e frytshme i shpreha shqetësimin për gjendjen shumë të rëndë, veçanërisht në vitet e fundit, që ka prodhuar cenimi i këtyre tre parimeve të rëndësishme të demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri, duke vrarë shpresën dhe detyruar gjithmonë e më shumë shqiptarë të largohen nga vendi.

Theksova se rikthimi i sistemit të llogaridhënies në çdo nivel, transparenca e nevojshme e administratës publike dhe dëgjimi i zërit të qytetarëve janë nevojë jetike për të rikthyer vendin në shinat e demokracisë.

E falenderova znj.Zohdy për punën që bën “Open Gov Hub Washington DC” dhe për hapjen e degës së “Open Gov Hub Albania”, që do të ndihmojë në promovimin e transparencën, llogaridhënies dhe pjesëmarrjes qytetare në Shqipëri.

E garantova se do të shumëfishoj përpjekjet e mia për të bërë gjithçka për rivendosjen e këtyre vlerave, që jo vetëm u sigurojnë qytetarëve një mënyrë për t’u përfshirë në proceset e vendimmarrjes, por dhe garantojnë shtetin ligjor dhe të ardhmen tonë europiane.

Integriteti i zgjedhjeve, transparenca dhe një qeverisje llogaridhënëse përpara qytetarit janë domosdoshmëri për një demokraci më të mirë dhe funksionale.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...