Berisha rrëzon mediat e Ramës: Nuk i kërkova kurrë takim Mike Pompeo-s! Konferenca iu la Taulant Begos

E mërkurë, 18 May 2022 21:07

 

Lideri historik i PD, Sali Berisha ka hedhur poshtë pretendimet e mediave të kontrolluara nga Edi Rama, lidhur me vizitën në Shqipëri të ish-sekretarit amerikan të shtetit, Mike Pompeo.

Berisha mohon kategorikisht të ketë kërkuar takim me Pompeon, i cili erdhi në Shqipëri për të marrë pjesë në aktivitetin e opozitës iraniane, MEK, në Manzë.

Sa i takon konferencës për 100 vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, Berisha tha se ftesat për aktivitetin u shpërndanë nga Taulant Balla, të cilin ai e quajti Taulant Bego, duke iu refeferuar lidhjeve të tij me biznesmenin e dënuar për trafik droge, Edmond Bego.

 

 

Berisha solli në vëmendje edhe skandalin e Edi Ramës në Shtëpinë e Bardhë, kur dërgoi atje Saimir Tahirin, i cili në Shqipëri akuzohej për trafik droge me Habilajn.

 

"Këto ditë patëm një vizitë të ish-sekretarit të shtetit, Mike Pompeo, dua t'ju them se kam ndjerë një trishtim, jo pse unë nuk u takova, se nuk kisha pse të takohesha, unë jam në një proces. Por çfarë ndodhi? Kush e ftoi në konferencën e 100 vjetorit? Ftesat u shpërndanë nga Taulant Bego, i cili me të gjitha dokumentet është 56 bashkëudhëtar herë me gratë dhe herë pa gratë, me Edmond Begon të dënuar vite të tëra për trafik droge, i njohur botërisht. Për ish-sekretarin e shtetit, konferencën mund ta organizonte ministria e Jashtme, Universiteti, Akademia Diplomatike, Këshilli i Ambasadorëve, Këshilli i Atlantikut të Veriut, por që konferencën ta organizonte Taulant Balla, e dini ç'më kujtoi? Saimir Tahirin në Shtëpinë e Bardhë.

Faqe e zezë! Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera dhe Shtëpia e Bardhë është vizituar disa herë nga kryeministra të Shqipërisë e presidentë, por aty shkohet me ministrin e Jashtëm, jo me ministra të tjerë. Atij që s'i takon kurrë të shkojë aty është ministri i Brendshëm dhe ky na e mori e na e çoi, në një kohë kur Saimir Tahirin e kishim akuzuar me dhjetëra herë me dokumente se makina e tij po përdorej nga klani Habilaj për trafik droge dhe jo vetëm ne, e kishte akuzuar ish-shefi i anti-drogës Zagani. Si mund të çohej ky në Shtëpinë e Bardhë.

I njëjti mekanizëm që shndërroi Taulant Begon, në organizatorin e konferencës së 100 vjetorit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. E papranushme, është fyerje qoftë për miqësinë mes dy vendeve, qoftë për ne si shqiptarë. Kemi ne plot të tjerë që mund t'i bëjë një konferencë ish-sekretarit Pompeo, mikut të shqiptarëve, dhe pastaj shpifin dhe trillojnë se gjoja paskam kërkuar unë takim me të. Kurrë nuk kam kërkuar takim. Ai ka bërë detyrën e tij dhe për ta mbyllur këtë kapitull, u bënë copash një muaj rrresh që të merrnin një deklaratë për Sali Berishën, por e patë vetë. Unë s'i kërkova askujt. Ai erdhi dhe e shpjegoi qëllimin e kuptoi si u sollën gjërat dhe bëri një Twitter, udhëtim në Shqipëri tek MEK-u iranian, në kampin e Manzës, asnjë fjalë tjetër. Kjo është e vërteta", u shpreh Berisha nga Berati, ku zhvilloi takimin me demokratët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...