'Srebrenica'/ Berisha: PS na turpëroi të gjithëve! Dërguam trishtim e dhimbje edhe në Kosovë

E mërkurë, 18 May 2022 21:08

 

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi para demokratëve të Beratit se Partia Socialiste na ka turpëruar të gjithëve duke mos votuar rezolutën që dënon gjenocidin në Srebrenicë. Berisha theksoi se në këtë mënyrë kanë dërguar trishtim dhe dhimbje edhe në Kosovë.

“E bënë socialistët. Turpërohemi të gjithë me atë. Çfarë gjëme u dërguam ne nënave, motrave, grave të veja që u ekzekutuan burrat e tyre vetëm se ishin myslimanë?

Çfarë trishtimi dhe dhimbje dërguam ne në Kosovë me këtë? Ndaj them që duhet në këtë mision një përkushtim i madh.

Në 1990 mision e morëm, s'kishim fare mjete, por ishim të vendosur, të durueshëm, të hapur, vrisnim frikën.

 

Shkoja në fshatra, mbaja fjalime. Fjalimi im ishte më i butë se sa e donin ata. Na thonin a do e sjellësh Azem Hajdarin tek ne?

E donin se ai e kishte fjalën zjarr, dhe ishte një frikëvrasës."-deklaroi Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...